Mes 100 kompanive me më shumë fitim të realizuar për 2022, rezultojnë 22 me Origjinë Kapitali të Huaj, dhe 12 me origjinë kapitali Miks. Renditja e shoqërive të biznesit sipas Fitimit të Realizuar në një vit bazohet në të dhëna të Drejtorisë së Tatim Taksave (monitori Nr. 37/2023) Analiza e Origjinës së Kapitalit dhe Regjistrimit të Zotëruesve evidentohet përmes databazës Open Corporates Albania.
Origjinë Zotëruesi kemi klasifikuar Origjinën e Individit Pronar i Drejtpërdrejtë apo Përfundimtar për rastin kur identifikohet ky Pronar nga Ekstrakti Historik apo për Pronarin Përfundimtar.
Në rast kur shoqëria zotërohet nga një aksioner që është Kompani Biznesi, Origjinë konsiderohet Vendi i Regjistrit Tregtar ku drejtpërdrejtë është regjistruar kompania që zotëron aksione apo kapital.
47.9% e vlerës së fitimit të 100 Kompanive Big shkon tek bizneset e huaja. Në vlerë përbën 70.9 miliard ose 3.32 % të GDP-së kombëtare.
Burimi: QKB; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Tabela: Kompani me me shumë fitim 2022 dhe me origjinë kapitali të huaj, renditje sipas vlerës dhe Origjina.
Burimi: QKB; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: QKB; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Pesë kompani të cilat zotërohen nga biznese në regjistrin e biznesit holandez janë në listën e 100 big kompanive sipas fitimit. Këto 5 biznese realizojnë 24.7 miliardë lekë fitim operativ për vitin 2022, vlerë sa 1.2% e PBB-së tonë vjetore dhe 16.7% e fitimit total 2022 të 100 kompanive më të mëdha. Mes tyre është edhe kompania PPP e Inceneratorit të Tiranës e cila zotërohet nga GeoGenix e regjistruar në Amsterdam. Edhe kjo shoqëri ka deklaruar Fitim Operativ për vitin 2022 prej 700 milion lekë çka e bën pjesë të Big Listës. Fitimet Operative zakonisht shpërndahen për zotëruesit e shoqërisë.
Po njësoj, pesë të tjera me zotërim turk realizojnë 18.9 miliardë lekë. Zvicra dhe Austria pozicionohen në vijim për nga vlera e fitimit.
Burimi: QKB; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: QKB; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Tabela:Fitimi Operativ 2022, Kompani me Zotërim të Huaj sipas Origjinës
Burimi: QKB; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shoqëria Koncesionare Devoll Hydropower për ndërtimin e Hidroçentralit në Lumin Devoll, renditet e para në listën e kompanive me zotërim të huaj. Zotërohet nga shoqëria e regjistruar në Holandë Statkraft Markets B.V. Fitimi operativ 2022 prej 21.8 miliardë lekë është sa 1.02% e PBB-së.
Banka Kombëtare Tregtare u rendit dyta me fitim para taksave prej 11.1 miliardë lekë, sa 0.5% e PBB-së dhe 2% e vlerës Transaksione Thesari 2022. Drejtpërdrejt kompania zotërohet nga shoqëria turke Calik Holding Anonim Sirketi me pronar përfundimtar zotin Ahmet Çalik, zotërues për 91.9% të kapitalit.
E treta në listë Trans Adriatic Pipeline AG Albania, zbaton Projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Kompania është degë e një shoqërie të regjistruar në Zvicër dhe ka realizuar 8.7 miliardë lekë fitim bruto për vitin 2022.
Albchrome, marrëveshje Koncesionare për nxjerrje dhe përpunim kromi, sipas Regjistrit të Pronarit Përfundimtar depozituar mars 2022, rezulton me zotërues final individ me shtetësi turke. Kompania realizon 5.4 miliardë lekë fitim operativ, vlerë kjo sa 0.25% e PBB-së 2022.
Raiffeisen Bank, me zotërim austriak, renditet e pesta me vlerë fitimi para tatimit rreth 4.5 miliardë lekë, ndjekur nga Banka OTP Albania, e zotëruar nga një shoqëri në Hungari, me 3.8 miliardë lekë fitim operativ.
Burimi: QKB; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Në vend të shtatë, pozicionohet Antea Cement me aktivitet në prodhimin e materialeve të ndërtimit. Kompania realizoi 1.8 miliardë lekë fitim për vitin 2022. Zotërues i shoqërisë është i regjistruar në Qipro.
Shoqëria koncesionare për ‘prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike’, Aleat, me zotërim dy ortak të regjistruar në Regjistër Tregtar Paris dhe regjistër Tregtar Delaware USA, 1.7 miliardë lekë fitim bruto për vitin 2022, vlerë kjo sa 2.4% e fitimit total të realizuar nga subjektet me zotërim të huaj.
Po njësoj, rreth 1.7 miliardë lekë fitim realizon edhe Albania Marketing Service, kompani e zotëruar nga kompania e regjistruar ne France Teleperformace SE.
Klasifikuar në 10 më të mëdhatë në listën e kompanive me zotërim të huaj, Intesa Sanpaolo Bank Albania, me zotërim italian, shënon 1.5 miliardë lekë fitim për vitin 2022, sa 2.14% e fitimit total të kompanive me zotërim të huaj dhe 1.03% e fitimit të realizuar nga 100 bizneset big.
Burimi: QKB; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kurum Interantional deri tani shfaqej si një investim i huaj në Shqipëri, për shkak të zotërimit nga shtetasit turk Selin dhe Melis Kurum. Në dhjetor 2022 është kthyer në kompani shqiptare nëpërmjet dhurimit të kuotave të ortakëve në favor të Hatixhe Kurum, e cila ka prezantuar ne QKB shtetësi shqiptare. Kurum Interantional pozicionohet e 3-ta për nivel fitimi 2022, me 9.2 miliardë lekë, sa 6.2% e totalit të 100 kompanive dhe 0.4% e PBB-së.
Nëse referojmë kompanitë me zotërues miks, fitim më të lartë realizojnë kompanitë me origjinë të dytë kapitali Turqinë, 4.1 miliardë lekë (2.8% e totalit të 100 kompanive), ndjekur nga kompanitë me origjinë Ishujt Cayman dhe USA (2.1 miliardë lekë). Vijojnë listën kompanitë me origjinë të dytë Holandën (1.9 miliardë lekë fitim operativ) dhe Austrinë (fitim bruto 1.1 miliardë lekë).
Ndër kompanitë me zotërim miks, kompani me paketë kontrolli (50plus1 të aksioneve/kuotave) nga zotërues shtetas apo subjekte të huaja, shoqëria Koncesionare Ayen As Energji realizon me fitim më të lartë, rreth 4.1 miliardë lekë. Zotërohet drejtpërdrejt nga një shoqëri turke për 90% të aksioneve, 9% e aksioneve në zotërim të një shoqërie shqiptare dhe 1% zotërohet nga individ turk.
Coca-Cola Bottling Shqipëria me paketë kontrolli në Itali (74.69% e aksioneve), kishte 974 milion lekë fitim operativ për vitin 2022.
Kredo Finance ka 95.62% zotërim të drejtpërdrejt nga një shoqëri letoneze. Kompania deklaron fitim bruto 2022 rreth 909 milion lekë.
Burimi: QKB; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Vijon listën, In Sport me 612 milion lekë fitim para taksave për vitin 2022. 60% e kuotave të shoqërisë janë në zotërim të një kompanie të regjistruar në Bosnje dhe Hercegovinë.
Sigal Uniqa Group Austria rezulton me 86.93% e paketës aksionare të zotëruar nga një kompani e regjistruar në Austri.
Adria Entertainment me paketë kontrolli austriake (57% e aksioneve) kishte rreth 560 milion lekë fitim operativ 2022.
Tabela:Vendet Origjinë e Huaj, Kompani me Zotërim Miks
Burimi: QKB; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
E fundit në listë, ndër kompanitë me zotërues miks, me paketë kontrolli të huaj, rezulton E v i t a, me 398 milion lekë fitim vjetor 2022. Zotërues mazhoritar për 72.5% të aksioneve, Arimo BV, kompani e regjistruar në regjistrin tregtar Holadez.
Tabela:Renditja e 100 Kompanive më të mëdha sipas Fitimit 2022 (në lekë)
Burimi: Monitor; QKB; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli