Në bazë të shkresës nr. 4556/2 prot., datë 30.11.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit KPK, në përgjigje të kërkesës së Institutit Shqiptar të Shkencave, të datës 20.11.2023 rezulton se deri më datë 30.11.2023 ka përfunduar rivlerësimi kalimtar për 712 subjekte ose 84.4% të subjekteve, nga 805 subjekte që përmban lista ex-officio.

Rezulton se deri më datë 31.12.2024, datë në të cilën përfundon mandati kushtetues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sipas pikës nr. 8 të nenit 179/b të Kushtetutës së Republikë së Shqipërisë, do të përfundojë procesi i Vettingut për 93 subjekte, përkatësisht 39 subjekte femra dhe 54 meshkuj në profilin gjyqtar, prokuror dhe ndihmës ligjorë.



Burimi: KPK, shkresës nr. 4556/2 prot., datë 30.11.2023
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga këto 93 subjekte që janë aktualisht në proces rivlerësimi:

  • 22 subjekte janë profili gjyqtar, nga të cilët 18 subjekte janë gjyqtarë pranë Gjykatave të Rrethit Gjyqësor, 2 gjyqtarë pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe 2 gjyqtarë pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Ndërsa referuar kriterit të gjinisë janë 10 femra dhe 12 meshkuj.
  • 40 subjekte janë profili prokuror pranë Prokurorive të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë, të cilët sipas kriterit gjinor janë 8 femra dhe 32 meshkuj.
  • 31 subjekte janë profili ndihmës ligjorë pranë prokurorive dhe gjykatave të sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, prej të cilëve 21 femra dhe 10 meshkuj. 


Burimi: KPK, shkresës nr. 4556/2 prot., datë 30.11.2023
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KPK, shkresës nr. 4556/2 prot., datë 30.11.2023
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në shkresën e dërguar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën me dije emrat e 93 magjistratëve dhe funksionet e tyre.



Tabela: Magjistratë në pritje të fillimit të procesit të Vetting-ut
Burimi: KPK, shkresës nr. 4556/2 prot., datë 30.11.2023
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për secilin prej subjekteve të shortuar në procesin e rivlerësimit kalimtar pas njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mund të gjeni në databazën Akses Drejtësi në varësi të vendimit përfundimtar të KPK për subjektin, pasaportë me informacion dhe dokumente për karrierën, aftësitë, integritetin dhe proceset e vetëdeklarimeve sipas ligjit, si dhe vendimet e institucioneve të kualifikimit. Gjithashtu në databazën Open Spending Albania mund të gjeni deklaratat vjetore të pasurisë dhe interesave privatë që nga fillimi i ushtrimit të funksionit si magjistrat në sistemin gjyqësor.

Shkarko excel: Magjistratë në pritje të fillimit të procesit të Vetting-ut pas 30 nëntorit 2023.
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Sidorela Drici