Nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 tetor 2023 janë thirrur apo nënshtruar procesit të Vettingut 702 subjekte ose 87.2% nga 805 subjekte që përmban lista ex-offico. 



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga 702 Individ të thirrur dhe nënshtruar Veting-ut, 429 janë meshkuj dhe 273 femra ose 61.11% meshkuj dhe 38.9% femra . Në nëntor 2023, procesi nuk kishte përfunduar ende për 103 subjekte të shortuar ose 12.8% të listës. 

Tabela: Raporte Gjinore Subjekte në Vetting Shkurt 2018 deri Nëntor 2023


Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas Profilit 377 subjekte janë Gjyqtar; 286 Prokuror, 21 Ndihmës Ligjorë; 11 Këshilltarë Ligjorë; 6 Inspektorë dhe 1 Nëpunës në Këshillin e Lartë Gjyqësor. 

Në gati 6 vite pune (shkurt 2018 – Nëntor 2023), rezultatet e Vettingut referojnë si vijon: 

  • 251 subjekte ose 38.5% e subjekteve të thirrur në Vetting janë konfirmuar plotësisht dhe procesi i Vettingut ka përfunduar 
  • 152 subjekte ose 21.7% e të thirrurve në Vetting janë shkarkuar plotësisht dhe procesi i Vettingut ka përfunduar 
  • 109 subjekte ose 15.5% janë dorëhequr  
  • 131 subjekte ose 18.7% janë në pritje të vendimit të KPA, pas apelimit të vendimit të KPK 
  • 1 subjekt ose 0.1 është aktualisht i pezulluar 
  • 43 subjekte ose 6.1% e tyre sipas vendimit të institucioneve të Vettingut kanë dalë në pension, ndërruar jetë, humbur statusin e magjistratit. 
  • 15 subjekte ose 2.1% e tyre kanë marrë vendim vetëm të KPK, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe janë brenda afatit të apelimit të vendimit në KPA Kolegji i Posaçëm i Apelimit. 

Konfirmimet. Në përfundim të procesit të Vettingut janë konfirmuar plotësisht në detyrë 251 magjistratë, 36% e subjekteve thirrur në Vetting ose 45.2% e subjekteve që kanë përfunduar plotësisht procesin e Vettingut. Lista Emërorë dhe Pasaportat për secilin Magjistrat që ka kaluar vetting është e afishuar në databazës Regjistri i Magjistratëve Link Gjyqtar dhe Link Prokuror ku veç informacioneve janë të aksesueshme edhe dokumente të kualifikimit. 

Në subjektet e konfirmuar në detyrë sipas profilit janë konfirmuar 

  • 136 gjyqtarë, 
  • 103 prokurorë, 
  • 4 ndihmës ligjorë, 
  • 6 këshilltarë ligjorë dhe 
  • 2 nëpunës në KLGJ dhe Inspektorë 

Shprehur në përqindje 54.2 % e tyre janë gjyqtarë, 41% prokuror, 1.6% ndihmës ligjorë, 2.4 % këshilltarë ligjorë dhe 0.8% janë nëpunës dhe inspektorë.

Tabela: Subjekte të konfirmuar/kualifikuar plotësisht në detyrë sipas pozicionit në Institucion (deri nëntor 2023)


Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Prej subjekteve të konfirmuar plotësisht 134 subjekte janë femra dhe 117 subjekte janë meshkuj, ose 53.8% e subjekteve të konfirmuar femra dhe 46.2% meshkuj. Megjithëse rezultojnë më pak në Sistem, grupi femra ka më shumë sukses në Proces Vlerësimi.

Tabela: Raporte Gjinore Subjekte të konfirmuar/Kualifikuar plotësisht


Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


218
subjekte ose 87% e subjekteve të konfirmuar plotësisht janë konfirmuar me vendim të formës së prerë që në KPK dhe 34 subjekte ose 13% e subjekteve të konfirmuar plotësisht janë konfirmuar me vendim të KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për konfirmim në detyrë ose duke rrëzuar vendimin e KPK për shkarkim nga detyra të subjektit.  

Shkarkimet. Nga procesi i Vettingut janë shkarkuar plotësisht nga detyra 152 subjekte ose 21.7% e subjekteve që i janë nënshtruar Vettingut. Sipas grupit gjinor janë shkarkuar plotësisht nga detyra 115 meshkuj dhe 37 femra.  

Në subjektet e shkarkuar nga detyra rezultojnë 92 gjyqtarë, 58 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë ose e shprehur në përqindje 61% e subjekteve të shkarkuar plotësisht janë gjyqtarë, 38% prokurorë dhe 1% ndihmës ligjorë.

Tabela: Subjekte të shkarkuar formë e prerë sipas pozicionit / Institucionit (deri Nëntor 2023)


Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Dorëheqjet. Ndërkohë 109 subjekte ose 15.5% e subjekteve thirrur në Vetting janë dorëhequr nga detyra para ose gjatë zhvillimit të procesit. Komisionet e Vettingut kanë ndërprerë shqyrtimin e çështjes, duke iu ndaluar edhe emërimin për 15 vite në institucionet e sistemit të drejtësisë.  

Link të dhëna dhe dokumente për subjektet e dorëhequra

Në subjektet e dorëhequr nga detyra sipas profilit janë  63 gjyqtarë, 28 prokurorë, 12 ndihmës ligjorë, 4 këshilltarë ligjorë dhe 2 inspektorë ose e shprehur në përqindje 57.8% e subjekteve të dorëhequr janë gjyqtarë, 25.7% prokurorë, 11% ndihmës ligjorë, 3.7% janë këshilltarë ligjorë dhe 1.8% janë inspektorë në institucionet e drejtësisë.

Tabela: Subjekte të dorëhequr para dhe gjatë Vettingut


Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas gjinisë janë dorëhequr 72 meshkuj dhe 37 femra ose 66% e subjekteve të dorëhequr janë meshkuj dhe 34% e tyre janë femra.



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tabela: Subjekte të dorëhequr Raporte Gjinore


Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ankimime. Rezulton se vendimi i KPK ka marrë formë të prerë dhe nuk është ankimuar për 399 subjekte. Për 379 subjekte vendimi i KPK është ankimuar, nga ku 257 raste nga vetë subjekti dhe nga IKP janë ankimuar vendimet për 92 subjekte. Një vendim i KPK është apeluar njëkohësisht nga subjekti dhe Institucioni i Komisionerit Publik, IKP-ja, dhe 13 subjekte janë brenda afatit për të cilët vendimi mund të apelohet (nëntor 2023). E shprehur në përqindje vendimi i KPK për 48.3% të subjekteve nënshtruar Vettingut nuk është apeluar dhe për 49.7% të subjekteve është apeluar, përkatësisht për 36.6% të subjekteve nga vetë subjekti dhe 13.1%  nga IKP. 

Niveli i Kualifikimeve dhe Shkarkimeve për Gjyqtar dhe Prokuror. Treguesin më të mirë në Kalueshmëri e kanë Gjyqtarë të Gjykatës së Krimeve të Rënda Shkalla e Parë. Konkretisht nga 11 gjyqtar që kanë tashmë vendim të formës së prerë Vetting 10 janë të kualifikuar me sukses (90%). Ndërkohë në këtë institucion kemi edhe 2 dorëheqje dhe 1 shkarkim. 

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë rrëzuar në vetting në 5 nga 6 Gjyqtarë të Vlerësuar. Duke shënuar kështu edhe nivelin më të lartë të rrëzimeve në Vetting. 

Nëse flasim për Gjyqtarë dhe Prokuror (pa këshilltarë dhe inspektor) nga 663 të thirrur në Vetting, Vetëm 399 e kanë Përfunduar Procesin nga të cilët 239 ose 60% me sukses ndërsa 150 ose 38% duke u rrëzuar. Janë gjithashtu edhe 91 raste të cilët janë dorëhequr në momentin e thirrjes apo nënshtrimit të Vettingut 14%. Ndërsa 173 janë ende nën proces.  

37% e Anëtarëve të Gjykatës së Lartë të thirrur në vetting dhanë dorëheqjen duke hezituar të futen në procesin e Vettingut. 

Sa u takon Prokurorëve kalueshmërinë më të lartë e kanë Prokurorë në Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo për Krime të Rënda e Apelit.  



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tabela: Niveli i kalueshmërisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas institucioneve (nëntor 2023)


Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rraporte Gjinore. Gratë rezultojnë më të suksesshme në Vetting. 64% e atyre që kanë hyrë në Vetting kanë marrë tashmë një kualifikim final. Meshkujt kanë këtë indikator vetëm 38%. Po njësoj gratë kanë shënuar më pak Shkarkime dhe Dorëheqje duke verifikuar teorinë se kanë më shumë integritet në kryerjen e funksioneve publik. 



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tabela: Raporte Gjinore dhe Niveli i Kualifikimeve Vetting Magjistrat (deri Nëntor 2023)


Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Vettingu ka konfirmuar në detyrë vetëm 1 anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe 5 të tjerë ose 71% e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese janë shkarkuar nga detyra. Ndërkohë 1 anëtar i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë dorëheqjen nga detyra dhe processi i Vettingut për të është ndërprerë. 

Tabela: Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese


Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shënim: % është ndaj anëtarëve të GJL që i janë nënshtruar Vettingut



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga Gjykata e Lartë janë thirrur në procesin e Vettingut 16 anëtarë të saj, nga 17 anëtarë që ajo ka në përbërje, pasi 1 subjekti i kishte mbaruar mandati dhe u tërhoq nga pozicioni. Nga Gjykata e Lartë janë vetëm 2 anëtarë të konfirmuar në detyrë, 8 anëtarë janë shkarkuar nga detyra dhe 6 anëtarë janë dorëhequr.

Tabela: Anëtarë të Gjykatës së Lartë


Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shënim: % është ndaj anëtarëve të GJL që i janë nënshtruar Vettingut



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rrëzimi i Vendimeve të KPK nga KPA. Vendimet e KPK janë rrëzuar nga KPA për 42 subjekte ose 8% të subjekteve që kanë mbyllur përfundimisht Vettingun apo 6% të subjekteve nënshtruar Vettingut. Për 12 subjekte KPA ka dhënë vendim konfirmimi në detyrë, duke rrëzuar KPK për shkarkimin/pezullimin e subjektit nga detyra dhe për 30 subjekte ka dhënë vendim për shkarkim nga detyra, duke rrëzuar vendimin e KPK për konfirmim në detyrë.  

Pezullim nga Detyra. 6 subjekte kanë marrë vendim për pezullim nga detyra për një periudhë 1 vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin trajnues në Shkollën e Magjistraturës, prej të cilëve 1 subjekt aktualisht është i pezulluar. 

Nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kanë marrë Vendime që rrëzojnë procedurën e institucioneve shqiptare 3 subjekte prej të cilëve 2 prokurorë nga Prokuroritë e Shkallës së Parë dhe 1 anëtar i Gjykatës së Lartë. Konkretisht Admir Thanza ,Besnik Cani dhe Antoneta Sevdari

Shkaqet e Shkarkimit. Numrin më i madh i shkarkimeve sipas kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikës e Shqipërisë”. është Kriteri i Kontrollit të Pasurisë, Deklarimit të Pamjaftueshëm. 61.18% e personave të shkarkuar janë për shkak të kriterit të pasurisë deklarim i pamjaftueshëm. Praktika e Institucioneve është kufizuar në verifikimin e kriterit pasuror duke mos u thelluar tek të gjitha kriteret nëse verifikimi i kriterit në fjalë do të rezultonte problematik. 

Tabela: Shkaqet e shkarkimit Vetting


Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

31.58% e subjekteve janë shkarkuar për më shumë se një kriter të parashikuar në nenin 63 të Ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikës e Shqipërisë. 

Studente të Magjistraturës kontrolli nga KLP dhe KLGJ. Në Shkollën e Magjistraturës pas Reformës në Drejtësi janë diplomuar 174 subjekte, prej të cilëve 108 profili gjyqtar dhe 66 profili prokuror. Referuar kategorizimit në bazë të gjinisë rezulton se 107 subjekte janë femra dhe 67 meshkuj ose 61% e magjistratëve të rinj janë femra dhe 39% e tyre janë meshkuj. 

Prej vitit 2019 tashmë subjektet që kandidojnë në Shkollën e Magjistraturës kalojnë dy herë në procedura kontrolli, procese që realizohen nga Institucionet e reja të drejtësisë. Referuar ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikohet: Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kryejnë verifikimin e pasurisë dhe të figurës së konkurrentëve, në përputhje me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe i dërgojnë Shkollës së Magjistraturës listën përfundimtare të kandidatëve të pranuar. Vettingu i parë kryhet para se kandidatët të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, për formimin fillestar për prokuror apo gjyqtarë. Kontrolli apo Vettingu për pasurinë dhe figurën, në këtë rast bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kandidatët për gjyqtarë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për Kandidatët për Prokurorë. Vettingu kryhet edhe pasi kandidati ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe para se të emërohet gjyqtar apo prokuror sërish nga KLP dhe KLGJ.



Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tabela: Magjistratë të rinj


Burimi: Akses drejtesi
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat statistikore mbi këtë artikull janë punë e monitorimit të Procesit të Vettingut dhe Institucioneve, përmes mbledhjes dhe mirë strukturimit të të dhënave dhe dokumenteve. 

Organziata AIS ka krijuar një databazë të dhënash me informacion dhe dokumente për Magjistratë te promovuar pas Reformës. 

Listat Emërore për Magjistrat sipas statusit dhe ecurise së Procesit Shkurt 2018 – Nëntor 2023 janë të afishuara në Regjistrin e Magjistrateve (magjistrat.al) rubrika Monitorim Reforma.

  1. Magjistratë të thirrur në Procesin e Vettingut 08.02.2018 – 01.11.2023
  2. Gjyqtarë dhe Prokurorë të Konfirmuar në Procesin e Vettingut 08.02.2018 – 01.11.2023
  3. Gjyqtarë dhe Prokurorë të Shkarkuar në Procesin e Vettingut 08.02.2018 – 01.11.2023
  4. Gjyqtarë dhe Prokurorë të dorëhequr para ose gjatë procesit të Vettingut 08.02.2023 – 01.11.2023
  5. Lista emërore – Gjyqtarë dhe Prokurorë të cilët sipas vendimit të Institucioneve të Vettingut kanë humbur statusin e magjistratit, kanë ndërruar jetë ose kanë dalë në pension; 08.02.2018 – 01.11.2023
  6. Gjyqtarë dhe Prokurorë të rikthyer në detyrë me vendim të KPA 02.08.2018 – 01.11.2023
  7. Gjyqtarë dhe Prokurorë të shkarkuar nga detyra me vendim të KPA, duke ndryshuar vendimin e KPK për konfirmim në detyrë 08.02.2018 – 01.11.2023
  8. Gjyqtarë dhe Prokurorë. të cilët janë në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit të KPK 08.02.2018 – 01.11.2023
  9. Anëtarët e Gjykatës së Lartë në Procesin e Vettingut
  10. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Procesin e Vettingut
  11. Gjyqtarë dhe Prokurorë në pritje të fillimit të procesit të Vettingut pas datës 01.11.2023
  12. Lista emërore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të shkarkuar, sipas kritereve të shkarkimit nga detyra 08.02.2018 – 01.11.2023
Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Sidorela Drici