Sektori Prokurim Publik përbën rrezikun numër “Një” pёr korrupsion nga Qeveritë. 30% e shpenzimeve publike shpërndahen përmes Tenderimeve. AIS kontribuon pёr Standarde tё Hapura tё Tenderimit dhe Forcim tё modelit Watchdog. Databaza pёr Prokurime tё Hapura funksionon si instrument pёr transparencë dhe llogaridhënie nё tenderim. Pasaportat me informacion pёr tё gjitha fazat e tenderimit janë tё hapura pёr Pushtetin Vendor LGU, Sektorin Shëndetësi, Autoritetin Rrugor Shqiptar ARRSH, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Shoqëritë Publike. Ndërsa njё algoritëm i vlerësimit tё rriskut dhe markimit me RedFlag skanon dhe publikon nё kohё reale tenderët me problematikë tё garës dhe konkurrencës. Po njësoj tё dhëna pёr përqendrime kontratash nё pak Biznese, apo aplikimi i Procedurës sё Limituar nё mbi 25% e vlerave vjetore tё tenderimit publik janë evidentuar nё Artikuj tё Publikuar. AIS ka litiguar nё Gjykatë edhe kundër Legjislacionit Special pёr tenderime nё Raste Fatkeqësive Natyrore përtej afateve tё Gjendjes sё Jashtëzakonshme. AIS po merr pjesë kohët e fundit nё Konsultim Publik pёr Ndryshime Ligjore për digjitalizim tё sektorit. I iniciuar nga Qeveria Shqiptare nё Qershor 2023 drafti fillestar potencialisht u referua me nevoja pёr ndërhyrje dhe për garanci te parimeve tё barazisë dhe transparencës. AIS do tё vijoje tё marrё pjesë nё Konsultim tashmë nё procesin Parlamentar tё Ligjit. Mbështetja e Praktikave tё Mira; Forcimi i Kulturës Watchdog ndaj tenderimit dhe promovimi i standardeve dhe principeve tё Open Contracting Partnership janë qëllime tё punës edhe nё vijimësi.