Në vitin 2020 u miratua Ligji Nr. 140 datë 26.11.2020, “Për Censin e Popullsisë dhe të Banesave”, i cili rregullon organizimin dhe realizimin e censit të popullsisë dhe të banesave në territorin e Republikës së Shqipërisë. Censusi, i cili zhvillohet me një frekuencë 10 vjeçare, realizohet nën organizimin e Institutit të Statistikave të Shqipërisë. 

Në Raportin Vjetor 2022 të përgatitur nga Instituti i Statistikave, Kosto Totale e Projektit të Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave vlerësohet të jetë 16.9 miliardë lekë. Sipas njoftimit te publikuar në faqen zyrtare të INSTAT, Financimi i Cens 2023, për realizimin e këtij projekti, 55.3% e shumës totale financohet nga Buxheti i Shtetit, 28.4% nga Bashkimi Evropian, 9.4% nga SIDA Swedish International Development Cooperation Agency, 4.3% nga SDC Swiss Agency for Development and Cooperation, nëpërmjet projektit SALSTAT – Strong Albanian Local Statistics, 1% nga UNFPA United Nations Population Fund dhe 1.6% nga Donatorë të Tjerë. 

Konvertuar në vlerë, 9.35 milion euro për Cens 2023 jepen nga Buxheti i Shtetit, 4.8 milion euro janë donacione nga Bashkimi Evropian, 1.59 milion euro nga SIDA, 726.7 mijë euro nga SDC dhe 16.9 mijë nga UNFPA. 



Burimi: INSTAT; Raporti Vjetor 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT; Raporti Vjetor 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet Kapitale për Projektin e Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave, Cens 2023, përbëjnë mesatarisht 52.2% të Shpenzimeve Kapitale totale të Institutit të Statistikave, për periudhën Fakt 2020 – 2022 dhe Plan 2023. 

Nga të dhënat e Thesarit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, shpenzimet kapitale të konsoliduar për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë 2020 – 2022 janë 265.46 milion lekë. Përkatësisht 75.3 milion lekë në 2020, 97.2 milion lekë në 2021 dhe 92.9 milion lekë në 2022. Për 11 mujorin 2023, shpenzimet kapitale faktike për Censin rezultojnë rreth 234.5 milion lekë.  



Burimi: MFE, Thesari dhe Buxheti Faktik ndër Vite
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shënim: Viti 2023 përfshin periudhen Janar-Nëntor



Burimi: MFE, Thesari dhe Buxheti Faktik ndër Vite,
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shënim: Viti 2023 përfshin periudhen Janar-Nëntor

Censi 2023 ishte planifikuar të zhvillohej në periudhën 2020-2021. Në Dokumentin e Strategjisë dhe Planifikimit “Censi i Popullsisë dhe Banesave të Shqipërisë” (të rishikuar), të përgatitur nga Instituti i Statistikave, argumentohet se Censi u shty për shkak të situatës së Pandemisë. Më vonë një tjetër shtyrje ndodhi për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Në gusht 2022, INSTAT njofton sërish shtyrjen e Projektit të Regjistrimi të Popullsisë me një vit kalendarik për shkak të mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren. Kjo për arsye të anulimit të tenderit për blerjen e tabletave për regjistrim, me Vendim të Komisionit të Prokurimit Publik Nr. 703 datë 27.02.2022. 

Shkarko excel: Cens 2023 Projekti për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave, Kosto Financim 2020 – 2023
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli