Qeveria ka miratuar në datën 29 Korrik 2022, Aktin Normativ nr. 12, për ndryshimin e Plan Buxhetit 2022. Ky Akt Normativ është i dyti me ndryshime në Buxhetin e Shtetit për 2022. Me herët me akt normativ nr 3, Buxheti u Ndryshua në Mars 2022.

Në të dy ndryshimet e bëra për Buxhetin e Shtetit, Qeveria ka planifikuar tkurrje apo shkurtime të shpenzimeve për katër Programet e Sektorit Shëndetësi. Plani i miratuar për Shëndetësi në 29 Korrik shkurton me 5% buxhetin e Shëndetësisë.

Konkretisht Programi Buxhetor Shërbime të Kujdesit Parësor shkurtohet me 10% ky zë shënonte në Planin Fillestar vlerën 8.805 miliard lekë ndërsa në korrik Plani me akt normativ u la 7.948 miliard lekë. Kjo vlerë shpenzimesh vjetore për parësorin bie në nivelin më të ulët të shpenzimeve për pesë vitet e fundit Lexo artikull me titull Shpenzimet e Planifikuara Qeveritare për Programet e Shëndetësisë, Buxheti 2022.



Tabela: Plan Shpenzime Programe Buxhetore Shëndetësi 2022 (deri Korrik) ne mijë Lek
Burimi: Burimi: Akt Normativ nr.12/2022, Akt Normativ nr. 3 / 2022 dhe Ligji 115 / 2021 Për Buxhetin 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Programi tjetër Shërbime të Kujdesit Dytësor në Ligjin për Buxhetin e Shtetit 2022, ky zë shënonte 33.34 miliard lekë me ndryshimet e 29 Korrikut Qeveria vendosi që ky zë të bëhet 32.99 miliard me tkurrje në vlerë 343.128 milion lekë dhe në përqindja e1%.

Shërbimi Kombëtar i Urgjencës është tkurrur me 7% ndërsa tkurrje më të lartë mes zërave të Programe Shëndetësi ka Shërbimet e Shëndetit Publik me 1,02 miliard lekë më pak ose16% të plan shpenzimeve fillestare.



Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Shkurtime te Shpenzimeve Buxheti Shëndetësi 2022 (plani rishikuar korrik vs plani fillestar) ne mijë lek
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në tërësi katër Programet dhe Sektori Shëndetësi janë tkurrur në shtatë muaj me minus 2.24 miliard lekë ose minus 5%. Këto katër programe janë tashmë vetëm 7% e plan shpenzime buxhetore. Në planin fillestar pesha e Programeve Shëndetësi kundrejt total Shpenzime të buxhetit ishte në nivelin 8%.

Shkarko excel: Programe Shëndetësi, Shkurtime të Buxhetit 2022 me Akt Normativ nr. 12 data 29 Korrik kundrejt Plan FillimVitit Tkurrje 5%
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Open Data Albania