Open Data Albania po analizon ecurinë e të ardhurave buxhetore gjatë dy dekadave të fundit. Analiza mbështetet në të dhënat e buxhetit të konsoliduar për vitet 2000-2021 dhe planit të 2022. Të ardhurat e buxhetit të shtetit përbëhen nga: Ndihma; Të ardhura Tatimore dhe Jo Tatimore.

Të ardhurat tatimore janë kategoria që përbëjnë peshën më të madhe tek të ardhurat e buxhetit, këtu përfshihen të ardhurat nga tatime dhe doganat, të ardhurat e pushtetit vendor dhe të ardhurat nga Fonde Speciale si Fondi i sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe për Kompensimin e Pronarëve.

Në dy dekadat e fundit në terma nominalë, të ardhurat e përgjithshme janë rritur në mënyrë të qëndrueshme nga viti në vit, ku përjashtim bëjnë disa vite specifike si 2013 vit i rotacionit politik shoqëruar me ndryshime në drejtimin e administratës tatimore dhe doganore apo 2020, viti i mbylljes për shkak të pandemisë Covid-19 shoqëruar me pezullim dhe mbyllje në disa sektor ekonomik. Në 2013 u mblodhën 1% më pak të ardhura së në 2012.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Ecuria e Të ardhurave Buxhetore ndër vite (2000-2022*), vlera nominale faktike dhe ndryshimi vjetor në %
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2022 Qeveria Shqiptare ka një plan të ardhurash prej 585 miliard lekë, plan që pritet të realizohet me rritje po të bazohemi tek performanca e gjashtë muajve të parë të vitit.

Në dhjetëvjeçarin 2011 – 2021 rritja e të ardhurave buxhetore në vlerë ka shënuar plus 180 miliard, si rritje në përqindje shënon 54%. Ndërsa dhjetëvjeçari 2000 deri 2010 rritja është plus 194 miliard lekë në vlerë 149 % si rritje në përqindje.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të Ardhurat Buxhetore në vend gjatë këtyre dy dekadave janë luhatur nga 25 deri 29 % e Produktit të Brendshëm Bruto. Në nivel vende të bashkimit Europian ky raport qëndron tek mesatare e vendeve prej 41% (mesatarja për vitin 2020).



Burimi: MFE, INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Ecuria e Të ardhurave Buxhetore ndër vite (2000-2022*), vlera nominale faktike dhe ndryshimi vjetor në %
Burimi:MFE, INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Një tregues i rëndësishëm që ilustron performancën e të ardhurave buxhetore është niveli i realizimit apo konsolidimit, raport i të ardhurave faktike me planin  fillestar miratuar në ligjin vjetor të buxhetit.



Tabela: Ecuria e Të ardhurave Buxhetore ndër vite (2000-2022*), vlera nominale faktike dhe ndryshimi vjetor në %
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ky indikator tregon edhe mbi saktësinë e qeverisë në metodologjinë e parashikimit. Gjatë periudhës 2014-2021, niveli mesatar i realizimit është 96%.

Shkarko excel: Të Ardhura Buxhetore ecuria 2000-2022
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Blerina Gjaci