Në kuadër të projektit iMonitor 2.0 – Enhancing law enforcement efficiency by bringing together public procurement data analytics and civil monitors, më 26 tetor 2025, në Gjirokastër, u zhvillua një trajnim me fokus rritjen e kapaciteteve të monitorimit civil të kontratave publike dhe përdorimin e analizës së të dhënave në prokurimin publik.
Trajnimi kishte si synim forcimin e rolit të qytetarëve, gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në identifikimin e riskut dhe parregullsive në kontratat publike, përmes kombinimit të analizës së të dhënave dhe monitorimit në terren.
Temat kryesore të trajtuara:
- Pse monitorimi i kontratave publike është thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien;
- Roli i monitoruesve civilë në mbikëqyrjen e prokurimit publik;
- Vlerësimi i riskut të kontratave përmes të dhënave nga opentender.eu;
- Modeli i raportimit dhe dokumentimit të rasteve përmes monithon.eu;
- Forcimi i kapaciteteve dhe rrjetëzimi mes aktorëve lokalë.
Për të aksesuar Agjendën: Kliko Këtu.
Materiali i prezantimit, që përmbledh temat kryesore të trajtuara gjatë trajnimit, mund të gjendet këtu: iMonitor.
Pjesëmarrja
Në trajnim morën pjesë 31 pjesëmarrës, përfaqësues të
- gazetarëve investigativë,
- organizatave të shoqërisë civile,
- Open Data Youth Fellowship.
Sipas të dhënave të pjesëmarrjes:
- 42% ishin gazetarë investigativë,
- 23% përfaqësues të OJF-ve,
- 26% Open Data Youth Fellows,
- 10% staf dhe ekspertë të AIS.
Nga pikëpamja gjinore, 74% e pjesëmarrësve ishin gra dhe 26% burra, duke reflektuar një përfaqësim të lartë të grave në aktivitetet e monitorimit dhe transparencës.
Për të aksesuar listën e pjesmarrësve: Kliko Këtu.
Mbi projektin iMonitor 2.0
iMonitor 2.0 është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, që synon të fuqizojë qytetarët për të marrë pjesë aktive në monitorimin e kontratave publike, duke kontribuar në:
- rritjen e transparencës,
- forcimin e llogaridhënies,
- dhe luftën kundër korrupsionit në nivel lokal.
Projekti promovon një model inovativ monitorimi që kombinon analizën e riskut të bazuar në të dhëna me monitorimin në terren nga qytetarë të trajnuar, duke ofruar informacion të zbatueshëm për autoritetet publike.
Kontakto për pyetje: [email protected]
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit iMonitor 2.0, i financuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë përgjegjësi e autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Komisionit Evropian.







