Më datë 25 dhe 26 Tetor 2025 u zhvillua Maratona e të Dhënave të Hapura DataThon Albania 2025. Ky event zhvillohet çdo vit nga Organizata AIS, promotor i Open Data Albania.
Në një maratonë të të dhënave, individë të ndryshëm regjistrohen dhe grumbullohen së bashku për të punuar në mbledhje, gjurmim dhe analizim të një grupi të caktuar të dhënash. AIS prej vitesh organizon evente të tilla me gazetarë, aktivistë, studentë dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Puna në DataThon bazohet kryesisht në informacion që lidhet me të dhënat e data bazave të krijuara nga organizata për transparencë në shpenzime dhe kontraktime publike apo në kontroll të integritetit publik të zyrtarëve të lartë.
Këtë vit tema e DataThon ishte:
Tenderat Publik dhe Persona të Ekspozuar Politikisht.
Në DataThon 2025 morën pjesë tre kategori pjesëmarrësish:
- Gazetarë investigativë, miq dhe bashkëpunëtorë të AIS/Open Data Albania
- Bursistët e programit Open Data Fellowship Youth Empowerment Against Corruption
- Përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile
Qëllimi i aktivitetit ishte lehtësimi i aksesit te të dhënat, analiza dhe gjurmimi i informacionit, si edhe vlerësimi i rasteve me risk sa i përket tenderimeve publike dhe integritetit të funksionarëve të lartë publikë.
Gazetarët dhe hulumtuesit, përgjatë dy ditëve, bënë një gjurmim të të dhënave në dy databaza: Open Procurement Albania dhe Spending Data Albania, duke evidentuar bizneset e anëtarëve të Parlamentit pas zgjedhjeve të përgjithshme të Pranverës 2025 apo personave në lidhje familjare me ta. Po ashtu u bë një gjurmim për të parë nëse biznese të tilla kanë fituar tenderime dhe kontraktime publike.
Gjatë dy ditëve u krijua një dataset duke konsideruar Personat e Ekspozuar Politikisht apo të lidhur me subjektet e Ligjit për Deklarimin dhe Kontrollin e Aseteve të Zyrtarëve të Lartë Politikë.
Përzgjedhja e pjesëmarrësve u bë me thirrje të hapur:
Në event morën pjesë 28 persona, kryesisht gazetarë investigativë.
Agjenda e DataThon 2025 për datat 25 dhe 26 Tetor 2025.
Excel-i i punës: Dataset mbi Analizën dhe Gjurmimin e të Dhënave të Tenderave Publik dhe Bizneseve që Zotërohen nga Persona të Ekspozuar Politikisht.
Lista e Pjesmarrësve data 25 Tetor.
Lista e Pjesmarrësve data 26 Tetor.
DataThon janë evente të hapura, kreative, motivuese, të dobishme dhe sensibilizuese.
Fjala DataThon vjen nga Data plus Marathon.
Kriter për pjesëmarrje është pasioni për të punuar me të dhëna të hapura dhe për t’u fuqizuar përmes informacionit llogaridhënës.
DataThon mund të organizohen në çdo kohë nga grupe me dëshirë dhe pasion për të dhëna dhe interes në një temë apo sektor.
Në Shqipëri, DataThon-i i parë u mbajt në Dhjetor 2011 nga organizatori AIS, promotor i OpenDataAlbania. Prej atëherë, çdo vit AIS ka organizuar maratona të hapura si DiploHack, DataThon dhe Hackathon.
Kontakto për pyetje: [email protected]Ky Event u realizua nga organizata AIS në kuadër te Projektit Promoting Transparency in Public Spending, i mbështetur financiarisht nga Natioanal Endowment for Democracy NED.

- #DataThonAlbania2025
- #OpenProcurementAlbania








