Open Data Albania po prezanton renditjen e Bizneseve me vlerën më të lartë të kontraktimeve të përfituara përmes procedurave të prokurimit publik gjatë vitit 2025. Analiza është realizuar mbi bazën e të dhënave të Sistemit të Prokurimit Elektronik (SPE), të përpunuara përmes platformave Open Procurement Albania dhe OpenTender.eu. Për qëllime të analizës janë përfshirë vetëm procedurat e konsoliduara të prokurimit publik, duke përjashtuar procedurat e anuluara.
Gjatë vitit 2025 rezultojnë 19 897 procedura të konsoliduara pa anulim, me fond limit total rreth 135.3 miliardë Lekë (afërsisht 1.4 miliardë Euro). Për 19 460 prej këtyre procedurave, në të dhënat e publikuara rezulton i disponueshëm informacioni mbi operatorin ekonomik fitues. Vlera totale e ofertave fituese rezulton rreth 75.2 miliardë Lekë.
Dhjetë bizneset kryesore fituan kontrata me vlerë oferte rreth 16.64 Miliard Lekë. Kjo përbën rreth 12.3% të Vlerës së Fondit Limit të Tenderuar dhe për të cilat nuk kemi Njoftim për Anulim. Po njësoj këta dhjetë biznese kontraktore kanë së bashku 22.1% të të gjithë vlerës së ofertave fituese të njoftuar në sistemin elektorin të prokurimit publik (pa marrëveshjet kuadër).
Burimi: Open Procurement Albania, OpenTender.eu
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Në krye të listës për vlerë më të lartë të fondit limit të kontraktuar pozicionohet 4 A-M, me një vlerë totale kontraktimesh prej rreth 3.6 miliardë Lekësh (37.6 milionë Euro), të përfituara gjatë 2025 përmes gjashtë procedurave të prokurimit. Vetëm kjo kompani përfaqëson rreth 4.8% të totalit të vlerës ofertave fituese gjatë vitit 2025. Tenderi me i madh për 2025 për 4 A-M është ai me Objekt Ndërtim Rruga Kashar – Nyja Vaqar Faza 2, tender i dhënë nga Autoritetit Rrugor Shqiptar me fond limit rreth 21.4 milion Euro.
Vendin e dytë e mban ALB-BUILDING, me rreth 2.4 miliardë Lekë kontraktime, të siguruara përmes dy projekteve madhore infrastrukturore: zgjerimin e Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III) dhe ndërtimin e nyjeve multimodale të mobilitetit në Rajonin 3 dhe 4, përfshirë godinën e parkimit nëntokësor dhe parkun publik në Vlorë. Vlera e këtyre kontratave përfaqëson rreth 3.2% të vlerës total të vitit.
Në vendin e tretë renditet INC S.P.A, me rreth 2.3 miliardë lekë kontraktim për projektin e ndërtimit të rrugës Kashar-Nyja Vaqarr, Faza II Kjo kompani e huaj ka marrë pjesë në tender në bashkëpunim me kompaninë Elmazaj Konstruksion.
Gjoka Konstruksion, me rreth 2.2 miliardë lekë të përfituara nga dy procedura prokurimi për 2025 pason nw kwtw renditje. Kjo kompani biznesi qëndron në pozicion superior në listën e Bizneseve fituese në procedura prokurimi ndër vite, duke mbajtur sipas Open Tender Eu edhe pozicionin kryesues për 2010 deri 2025 . Një nga tenderët e fituar gjatë 2025 është edhe tenderi për Ndërtimin e ByPass Sarandë Faza 1.
FERRO BETON & CONSTRUCTION CO mbyll pesëshen e parë me 1.3 miliardë lekë kontraktime të siguruara përmes 3 procedurave.
Burimi: Open Procurement Albania, OpenTender.eu
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Në vijim të renditjes pozicionohen LA – OR me rreth 1.1 miliardë lekë kontraktime nëpërmjet 2 procedurave, Alko Impex Construction me rreth 1 miliardë lekë kontraktime për 2025 të shpërndara në 12 kontrata, si dhe Kreatx me rreth 1.2 miliardë lekë të shpërndara në 14 kontrata.
Lista e dhjetë operatorëve ekonomikë me kontraktimet më të larta plotësohet nga BE-IS sh.p.k, me rreth 1.2 miliardë lekë, dhe DHL International, e cila ka siguruar katër kontrata me vlerë totale afërsisht 1 miliard lekë.
Burimi: Open Procurement Albania, OpenTender.eu
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Dhjetë operatorët ekonomikë me vlerën më të lartë të kontraktimeve gjatë vitit 2025 përfaqësojnë së bashku prokurime publike të fituara në vlerë rreth 13.6% të investimeve publike, 2.1% të shpenzimeve buxhetore dhe 0.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vitit. Ndërkohë, për 20 operatorët ekonomikë kryesorë këto raporte rriten në 19.4% të investimeve publike, 3.0% të shpenzimeve buxhetore dhe 0.9% të PBB-së.
Tabela 3: Pesha e kontraktimeve të operatorëve ekonomikë kryesorë ndaj treguesve fiskalë dhe makroekonomikë, 2025 (%)
Burimi: Open Procurement Albania, OpenTender.eu
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Open Procurement Albania është një platformë monitorimi dhe analize e prokurimit publik, e zhvilluar nga organizata AIS/Open Data Albania. Platforma përdor të dhëna dhe dokumente publike të procedurave të prokurimit. Në databazë përfshihen të gjitha procedurat dhe, për çdo tenderim, është krijuar pasaporta e tenderit me të dhëna të plota për të gjitha etapat e prokurimit, nga planifikimi deri te pagesa e vlerës së kontratës. Gjithashtu, Open Procurement Albania aplikon edhe një algoritëm të vlerësimit të riskut në tenderim, duke shënuar me RedFlag çdo tender që shfaq probleme të konkurrencës dhe konkurrueshmërisë.
Ky artikull u realizua si pjesë e monitorimit të procesit të tenderimeve në Vitin Zgjedhor 2025 dhe zbatohet në kuadër të projektit “Open Contracting Albania and Youth Empowerment in Anti-Corruption”. Monitorimi u shoqërua me analiza dhe raportime mbi rritjen e riskut për tenderime me risk dhe RedFlag, apo karakteristika të tjera që krijojnë indicie për situata të keqmenaxhimit të prokurimeve publike në vit zgjedhor.
Autorë të vlerësimit dhe analizës janë të rinj studentë në Shkenca Ekonomike, pjesë e fellowship-it “Youth Empowerment in Anti-Corruption”.
- #YouthEmpowermentAgainstCorruption2025
- #OpenDataAlbania
- #OpenProcurementAlbania
- #Election2025
- #OpenDataFellowship2025
- #OpenTenderEu
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: E. Vukaj & L. Hasa
