Në grafikun në vijim jepen tre treguesit më të rëndësishëm financiar të një vendi. Ajo që bie në sy është trendi në ulje i deficitit fiskal në periudhën 2001-2003 si pasojë e një ritmi rritës të të ardhurave më të lartë se sa ritmi rritës i shpenzimeve.
Në vitet 2003-2004 deficiti rritet me 12% ndërkohë që në vitin 2005 realizohet tkurrja e tij në 28 miliardë lekë apo 3.4% e GDP-së. Prej vitit 2006, ka një rritje të vazhdueshme të deficitit, i cili arrin në masën maksimale në vitet 2008, 5.5% të GDP-së dhe në vitin 2009, 6.5% të GDP-së.
Kjo është ndër normat më të larta të deficitit të përjetuara ndonjëherë nga financat shqiptare, e shkaktuar kryesisht nga financimi i rrugës Rrëshen-Kalimash. Mbarimi i financimit të kësaj rruge shoqërohet edhe me një rënie të deficitit në vitin 2010 me 49%.