Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana 2011 pati impakt dhe interes të lartë në komunitete të të rinjve inteligjent dhe kreativ në Republikën e Shqipërisë e më gjerë edhe në Republikën e Kosovës. Një nga konkurrentët në Hackathon Day in Tirana 2011, Besford Guri solli në këtë aktivitet një model tepër interesant të përdorimit të GjeoData.
Harta Demografike e Republikës së Shqipërisë në dy proceset e fundit të regjistrimit të popullsisë pati interes për shkak të dobishmërisë së vizualizimit të problematikës në lëvizjet e pakontrolluara demografike. Pjesëmarrja e Hackerave nga Kosova në Open Datathon Albania 2011 i dha një impakt pozitiv maratonës që zhvillohet për herë të parë në Rajonin tonë duke dëshmuar interes të gjerë të të rinjve për aktivizim në vente të këtij modeli.