Kështu sipas Vjetarit Statistikor të Ministisë së Drejtësisë në vitin 2009 në vendin tonë janë proceduar 25 krime seksuale (nenet 100 ? 108) dhe 80 vepra penale kundër moralit, dinjitetit dhe familjes (nent 113 ? 130)1 .
Po të krahasohen me vëllimin e cështjeve të proceduara nga gjykatat shqiptare një vit më parë në vitit 2008 shohim se krimet seksuale dhe veprat penale kundër moralit, dinjiteti dhe familjes janë paksuar në numër ndjeshëm, dhe përbëjnë të vetmin grup krimesh që ka pësuar rënie.
Konkretisht grupveprat penale krime seksuale 13 cështje më pak nga 38 cështje në vitin 2008 në 25 cështje penale në vitin 2009; grupveprat penale krime kundër moralit, dinjitetit dhe familjes 46 cështje penale më pak, nga 126 cështje penale në vitin 2008 në 80 cështje penane në vitin 2009.
Këtu vlen të përmëndet rasti i procedimit penal ndaj themeluesit dhe financuesve të qëndrës ?Fëmijët e tij?, rast i një procedimi me shumë viktima të mitur të abuzuar seksualisht, krim i kryer në bashkëpunim dhe në kushte në vënies në kujdestari të të miturit në një organizëm të shfrytzuar për qëllime abuzimi seksual. Gjithashtu vlen të përmëndet se në disa raste krimet seksuale ndaj të miturve janë shfaqur në forma të rnëda dhe me pasoja deri ne humbje jete.
Cështje dhe Autorë për secilin vit 2002-2009.
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Vlen të theksohet se neni 117 Pornografia është një nen me të cilin nuk është proceduar asnjëhere. Por haptasi kjo dëshmon jo për një mungesë të veprimit kriminal por edhe për një mangësi të legjislacionit në krijimin e strukturave monitoruese dhe denoncuese të këtijë fenomeni.
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Aranita Brahaj