Kusht për procedim është që veprimi të shkaktojë dëmtim të rëndë të shëndetit, apo rrezikim të jetës së pacientit. Ky veprim sanksionohet me gjobë ose burgim deri në pesë vite.
Viti 2015 shënon numrin më të lartë të rasteve të proceduara nga gjykatat shqiptare për Mjekim të pakujdesshëm në harkun kohor 2004-2015 përkatësisht 11 çështje, si dhe numrin më të lartë të personave personel mjekësor të dënuar përkatësisht 12 të dënuar. Nga këta, shtatë janë dënuar me gjobë dhe pesë kanë marrë masën e dënimit deri në 2 vjet. Në total gjatë këtyre dymbëdhjetë viteve janë proceduar 41 raste dhe janë dënuar 34 persona përgjegjës për veprën penale të Mjekimit të Pakujdesshëm.
Burimi: Ministria e Drejtësisë
Komentet dhe Analiza: ODA
Kjo vepër penale, në praktikën shqiptare nuk shoqërohet me sanksione të modelit dënime plotësuese. Në analogji me ligje penale më moderne dhe efikase, në rast gjykimi dhe dënimi mjeku apo personeli mjekësor që shpallet fajtorë për këtë veprim do duhej ti nënshtrohej proceseve të rikualifikimit ose ti hiqej e drejta e ushtrimit të profesionit. Gjithashtu këto procedime është e nevojshme të shoqërohen edhe me dëmshpërblime monetare të dëmit të shkaktuar në pakujdesi.