Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi dëmet e paguara nga shoqëritë e sigurimit. Raporti bazohet në të dhënat e AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare).

Tregu i sigurimeve është një pjesë tepër e rëndësishme e sistemit financiar. Në të përfshihen shoqëritë private dhe shtetërore të cilat realizojnë procesin e sigurimit të individëve apo bizneseve. Për të përfituar nga ky shërbim individët dhe bizneset paguajnë prime sigurimi për t’u mbrojtur nga një ngjarje specifike, dhe në rast të ndodhjes së ngjarjes, përfitojnë një shumë të caktuar që në fillim nga kontrata me shoqërinë e sigurimit.

Sigurimi i jetës, i ofrohet individëve dhe në rast të vdekjes së tyre një individ tjetër i përcaktuar nga i siguruari përfiton një shumë sipas kontratës. Sigurimi i jo-jetës përfshin gjithë shërbimet e sigurimit të cilat nuk përfshihen në sigurimin e jetës (si sigurimi i pasurive të paluajtshme, sigurimi i shëndetit, i automjeteve etj).

Gjatë 5 viteve të fundit, mesatarja e raportit të dëmeve të paguara kundrejt primeve të përfituara nga shoqëritë e sigurimeve për tregun e sigurimit të jo-jetës rezulton:

Burimi: AMF
Të dhënat për 2011, janë deri në muajin prill
Komentet dhe Analiza: ODA

Gjatë periudhës 2006-2011, shoqëria me raportin më të lartë dëme të paguara/prime të përfituara është INSIG (37.6%), e ndjekur nga Atlantik (31.7%) dhe Sigma (29.7%).

Ndërkohë në tregun e sigurimit të jetës, mesatarja e raportit të dëmeve të paguara kundrejt primeve të përfituara nga shoqëritë e sigurimeve paraqitet sipas grafikut:


Burimi: AMF
Të dhënat për 2011, janë deri në muajin prill
Komentet dhe Analiza: ODA

Gjatë periudhës 2006-2011, në tregun e sigurimit të jetës, shoqëria e sigurimeve me raportin më të lartë dëme të paguara/prime të përfituara është Sigal Life (8.9%), e ndjekur nga INSIG (8.5%) dhe Sicred (6.9%).

Në vlerë absolute, gjatë periudhës 2006-2011, shoqëria që ka paguar vlerën më të madhe të dëmeve në tregun e sigurimit të jo-jetës është SIGAL (2.52 miliardë lek), e ndjekur nga INSIG (1.56 miliardë lek) dhe Sigma (1.49 miliardë lek).

Ndërkohë në kategorinë e sigurimit të jetës, shoqëria që ka paguar vlerën më të madhe të dëmeve në vlerë absolute për periudhën 2006-2011, rezulton Sigal Life (133 milionë lek), e ndjekur nga Sicred (72 milionë lek) dhe INSIG (62 milionë lek). Tregu i sigurimeve është shumë i rëndësishëm sepse lejon kalimin e rreziqeve nga një palë tek një tjetër. Pra individët dhe bizneset që nuk duan të mbajnë rrezik, mund t’ja kalojnë atë një shoqërie sigurimi. Ky është një funksion thelbësor për funksionimin e mirë të një tregu ekonomik dhe financiar në një vend.

Demet e paguara te Sigurimit të Jo-Jetës (ne % ndaj primeve)

Burimi: AMF
Të dhënat për 2011, janë deri në muajin prill
Komentet dhe Analiza: ODA

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E