Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) është institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ai financohet nga Buxheti i Shtetit dhe është insitucion i pavarur nga Qeveria Qëndrore. KQZ e realizon aktivitetin e saj nëpërmjet dy programeve: Planifikim, Menaxhim, Administrim dhe Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale.


 

Burimi i të dhënave: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Shuma e parave të alokuara nga Buxheti i Shtetit për KQZ-në wshtw në varësi të organizimit të zgjedhjeve në vend.

Programi “Planifikim, Menaxhim, Administrim”, duke qenë se lidhet drejtpërsëdrejti me shpenzimet e funskionimit të insitucionit, ka një luhatje shumë të vogël, kryesisht rritëse.

Programi i dytë, që zë dhe peshën kryesore, “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”, nga 23 milonë lekë që ka qenë në vitin 2005 (vit i zgjedhjeve të përgjithshme) ka vajtur në 500 milionë lekë në 2006-n (rreth 21 herë më i lartë) dhe 250 milionë në 2007-n (vit i zgjedhjeve lokale). 

Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Këto vite shënojnë dhe shifrat më të larta të shpenzuara ndonjëherë për organizimin e zgjedhjeve në vend nga KQZ. Ajo është 16 herë më e lartë se sa në vitin 2004 dhe 25 herë më e lartë se sa në vitin 2005.

Të dhënat për vitet 2003, 2004, 2005, 2006, 2011 iu përkasin Buxhetit të Konsoliduar fillestar
Të dhënat për vitin 2007 iu përkasin Buxhetit Suplementar
Të dhënat për vitet 2009, 2009, 2010 iu përkasin Buxhetit të Konsoliduar  pas Aktit Normativ