Elementi i dytë që ndihmon në përcaktimin e eficencës së përdorimit të energjisë elektrike është niveli i arkëtimeve krahasuar me faturimet.

 

Burimi: Raporti vjetor 2009 i ERE-s
Përpunimi dhe komentet: ODA

Sic mund të shikohet, niveli i faturimeve në vlerë absolute ka ardhur gjithmonë në rritje. Kjo shpjegohet pjesërisht nga rritja e nivelit të konsumit të energjisë elektrike, rritja e cmimeve, por edhe nga rritja e sasisë së energjisë së faturuar. Megjithatë, situata me arkëtimet lë shumë për të dëshiruar. Ajo mund të jetë rritur në vlerë absolute (matur me miliardë lekë), por krahasuar me faturimet, pas vitit 2007 ajo ka rënë nga 89% në 76%. Në fakt, një ndër kritikat më të fuqishme drejtuar KESH dhe OSSH para privatizimit ishte paaftësia në arkëtimin e faturave dhe ndalimit të vjedhjes së energjisë elektrike. Privatizimi i OSSH nga CEZ në vitin 2009 duket se është shoqëruar me një përkeqësim të ndjeshëm të treguesve krahasuar me një vit më parë.

Bazuar edhe në të dhënat për humbjet totale, në vitin 2009, për cdo 100 KWh të futur në rrjet, 35 KWh janë humbje, pra KWh që nuk kanë arritur as të faturohen. Pjesa më e madhe e humbjeve (97%) përbëhet nga Humbjet në Shpërndarje dhe është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e OSSH-sw administrimi i tyre. Nga energjia që shpërndahet, vetëm 76.4% arkëtohet. Kjo do të thotë se përfundimisht, për cdo 100 KWh që hidhet në rrjet, vetem 50.4 KWh arkëtohen. Pra, koeficenti i efektivitetit të shpërndarjes është 50.4% .

 

Për cdo 100 KWh që hidhet në rrjet, 33.98% janë humbje në shpërndarje. Nga 66.02% (100%-33.98%) e energjisë që shpërndahet, vetëm 76.4% arkëtohet. Për rrjedhojë, koeficenti i efektivitetit të shpërndarjes do të llogaritej: 76.4% e 66.02% = 50.439%

Kontribuoi: Blerta Zilja