Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi një tregues të cilësuar si “mbijetesa deri në moshën 65 vjecare”. Mbijetesa deri në moshën 65 vjecare është një vleresim mbi përqindjen e foshnjeve të porsalindura që do të mbijetojnë deri në moshën 65 vjecare. Ky parashikim përllogaritet nëse gjatë gjithë jetës të së sapolindurit nuk ndryshojnë kushtet e vdekshmërisë. Ky indikator konsiderohet i ndryshëm për të dy gjinitë, dhe duke filluar nga viti 2002 ai ka ndryshuar sipas të dhënave të tabelës.

ODA. Përqindja e të sapolindurve që pritet  të mbijetojnë deri në moshën 65 vjecare.


Burimi : Banka Botërore
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Rritja e këtij treguesi përgjate viteve 2002-2010, është një tregues i përmirsimit të kushteve dhe cilësisë së jetesës, si edhe i përmirsimit të mirëqënjes. Ajo që vihet re është se femrat kanë pasur gjatë gjithë kohës një tregues më të lartë se sa meshkujt. Kështu 90.4 % e foshnjeve të gjinisë femerore të lindur në vitin 2010, jetojnë deri në moshën 65 vjecare, ndërsa vetëm 82.4 % e foshnjeve meshkuj arrijnë këtë moshë.

Vendet e rajonit në 2010, kanë këto të dhëna:


Burimi: Banka Botërore
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e dyta, lidhur me përqindjen e foshnjeve të sapolindura që do të mund të mbijetojnë deri në moshën 65 vjecare. Greqia rezulton vendi me tregues më të lartë. Ndërsa vendi me tregues më të ulët është Serbia ku përqindja e foshnjeve që do të mbijetojnë deri në moshën 65 vjecare është 85.8 përqind për femrat, dhe 75.1 përqind për meshkujt.

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne tabelen me poshte:


Burimi: Banka Botërore
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Olta Begu