Open Data Albania – një projekt  për transparence dhe inovacion u prezantua me sukses ne një event te rëndesishem ndërkombëtar si Open Government Data Camp 2011 http://ogdcamp.org/. Eventi u zhvillua ne Varshave te Polonisë në datat 20 dhe 21 tetor me organizim të Open Knowledge Foundation dhe Centrum Cyfrowe. Rreth 400 pjesëmarrës nga mbi 40 shtete te botës u njohën dhe prezantuan ide, iniciativa dhe projekte  për Open Government Data. Projekti shqiptar Open Data Albania, si iniciative e shoqërisë civile prezantoi në një nga seksionet e OGDC 2011 ecurinë e tij disamujore dhe impaktin e gjere publik. Duke demonstruar dinamikën e website http://open.data.al  organizatorëve dhe pjesëmarrësve në event ju bë e ditur se ODA po punon duke publikuar çdo javë mesatarisht katër artikuj hulumtues.

Tashmë ky projekt ka të publikuar qindra indikatorë me të dhëna për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Këta artikuj janë pjesë e një katalogu të gjerë tematikash si Edukim, Ekonomi, Shëndetësi, Financë Publike, Mjedis, Kriminologji e mjaft tema te tjera. Analiza e indikatorëve dhe prezantimi i tyre janë realizuar duke siguruar mundësinë për analizë të ecurisë ndër vite e gjithashtu analizë krahasimore të indikatorëve për Shqipërinë  me indikatorë të vendeve fqinje.

Me shumë interes nga pjesëmarrësit u përcoll një grup artikujsh për transparencën ne shpenzimin e financave publike të modeluar sipas OpenSpending. Shumë aktivist të Open Data pjesëmarrës në Open Government Data Camp 2011, krijues të projekteve të ngjashme në vende të ndryshme të botës gjetën interesante dhe kërkuan shkëmbim eksperience me projektin shqiptarë sa i takon impaktit në publik. Gjithashtu Projekti u vlerësua si një nga te parët në Rajonin e Ballkanit duke u konsideruar si projekt lidership dhe model për vende të tjera fqinje me Shqipërinë. Open Data Albania funskionon prej dhjetë muajsh dhe nga data 1 nëntor 2011 websit-i http://open.data.al  do te funksionojë edhe në gjuhën angleze.