Open Data Albania rezulton të jetë një nga projektet dhe websitet më tërheqëse për të dhëna në dobi të biznesit në Shqipëri. Shumë website të specializuara për të publikuar Business News mbi Ballkanin tashmë publikojnë në mënyrë të vazhdueshme artikuj të Open Data Albania. 
Interes bazik kanë të dhëna mbi energjetikën, turizmin, nivelin e pagave, shpenzimet sipas sektorëve në Shqipëri. Gjithashtu shumë kompani dhe zyra biznesi kanë kontaktuar dhe falënderuar Stafin qe punon për Open Data Albania. Në mungesë të të dhënave mbi indikatorë ekonomik në faqet zyrtare të Qeverisë apo Alb Investit këto operatore kanë gjetur një katalog të gjerë me tregues në website-in http://open.data.al . 
Falë informacionit të publikuar nga ODA janë  realizuar në kohën e duhur Koncept Ide apo Plane Biznesi dhe Investimesh ne vend. Rasti më konkret është bashkëpunimi me Shoqatën e Operatorëve Turistik nga Polonia. Në verë të vitit 2011 u finalizuan me sukses shumë projekte bashkëpunimi dhe investimi për Turizmin në Shqipëri dhe tashmë janë 200 operator turistik Polak që kanë destinacionet turistike shqiptare në agjendën e tyre 
http://www.keshilliministrave.al/index.php?fq=brenda&m=news&lid=15270 .
Për të orientuar investimet e tyre biznesmenët Polak kanë përdorur me dobishmëri publikime të Open Data Albania mbi plazhet më të pastra në vend dhe mbi dinamikën e vizitorëve turistik 
http://open.data.al/sq/lajme/tema/id/7/Turizmi . 
Grupi i punës për realizimin e Projektit ODA vlerëson iniciativat për Biznes dhe Investime në Shqipëri dhe Rajon dhe fton kërkuesit për të dhëna mbi klimën e biznesit të kontaktojnë nëpërmjet rubrikës përkatëse në website për të intensifikuar bashkëpunimin me dobishmërinë e të dhënave të hapura për Shqipërinë.