Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe Instituti Shqiptar i Shkencave, në kuadër të aktiviteteve Open Data Albania në Universitete kanë realizuar prezantimin “Përdorimi i Metodologjisë Open Data në Kërkimin Shkencor”. Prezantimi u zhvillua në ambientet e Sallës së Konferencave në Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës në datën 21.11.2011. Në fokus të aktivitetit ishin studentë të dy Fakulteteve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” përkatësisht Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Drejtësisë. Projekti Open Data Albania prej një viti praktikon me sukses një metode dhe ideologji te re për transparencë, inovacion, analizë te politikave dhe vendimmarrjes publike.

Nëpërmjet teknologjive të reja të informacionit, bazuar tek analiza e një grupi ekspertesh te fushave te ndryshme, nëpërmjet këtij Projekti janë sjelle për publikun, mediat, studentet, profesionistet dhe aktivistët shqiptare, një grup indikatorësh të fushave Ekonomi, Arsim, Kriminologji, Drejtësi, Mjedis, Shëndetësi, Treg Bankar, Demografi etj. Ideja për këtë takim përforcohet edhe nga interesi aktiv i shumë studentëve nga Universiteti i Shkodrës për të përdorur metodologjinë dhe artikujt Open Data në punimet e tyre shkencore si dhe për të qenë pjesë e aktiviteteve publike të Open Data Albania.

Në aktivitet referuan:
Z. Florian Bjanku – Kancelar i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Fjala e Hapjes & Open Data Albania për Studentët.

Znj. Aranita Brahaj  – Drejtor Ekzekutiv dhe Ekspert Media. Tema: Open Data në Shqipëri. Praktika ndërkombëtare dhe Inovacioni.

Znj. Blerta Zilja – Analiste pranë ODA me Temën: Raste praktike te ODA. Buxheti dhe Kosto e Borxhit.

Në këtë aktivitet të ODA në Universitete ishin pjesëmarrës student të Universitetit “Luigj Gurakuqi”  nga tre shtete: Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës dhe Mali i Zi, duke dhënë kështu një impakt të mirë për këtë projekt tashmë i njohur edhe në hapësira jashtë kufijve zyrtar të Shqipërisë.

Pjesa më interesante e prezantimit u moderua si një forum apo aplikim praktik mbi Open Data me pyetje dhe sugjerime nga vetë studentët sipas interesit të tyre. Gjithashtu u aplikuan konsultime direkte të dy ose tre studentëve të cilët pasi kanë zgjedhur temat e tyre të diplomave janë në kërkim të një burimi statistikor për të modeluar një pjesë së strukturës së Temës.

Gjatë takimit u prezantua dhe ngjalli shumë interes edhe një event që do të organizohet sëshpejti nga Instituti Shqiptar i Shkencave si pjesë e aktiviteteve ODA në Universitete. Studentët e Universitetit të Shkodrës u ftuan të jenë pjesëmarrës në Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana që do të mbahet më 20 dhjetor. Ky event zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe e bën Tiranën pjesë të hartës së Kryeqyteteve me Maratonë të Open Data. Studentët gjetën me interes materialin e publikuar në webin http://datathon.data.al dhe mënyrën  e organizimit të një eventi në dobi të ideve dhe inovacionit.

Aktiviteti u përcoll me interes nga media kryesisht televizione dhe portale informative të qytetit të Shkodrës.

Open Data Albania është një projekt që realizohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave, dhe mundësohet nga Open Society Foundations Information Program (Budapest), Open Society Foundation Albania dhe ShqiperiaCom Shpk .

Video nga prezantimi i Open Data Albania ne Shkoder


Foto nga prezantimi i Open Data Albania ne Shkoder


Kancelari i Universitetit”Luigj Gurakuqi” ne Shkoder, z. Florian Bjanku duke prezantuar mbi Open Data dhe Studentet


Open Data Albania ne Universitete (shkoder 21 nentor 2011)


ODA te studentet


Z. Florian Bjanku. Prezantim ne Biblioteken e Universitetit “Luigj Gurakuqi”


Open Data si metode e Kerkimit Shkencor


Open Data Albania transparence dhe inovacion


Blerta Zilja – transparence mbi financat publike sipas metodologjise ODA


ODA ne Universitete


Open Data mbi Buxhetin e Shtetit