Open Data Albania ka hulumtuar mbi përzgjedhjen e kryetarëve të bashkive në katër proceset e fundit elektorale.  Të dhënat janë marrë në buletinet elektronike apo manuale të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve. Artikulli hulumtues përmbajnë informacion statistikorë dhe nominal për fituesit si kryetar bashkie në zgjedhjet  për pushtet lokal të vitit 2000, 2003, 2007 dhe 2011-të.  Në Republikën e Shqipërisë në bazë të ndarjes administrative territoriale sipas ligjit përkatës funksionojnë 65 bashki.
Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve

Sipas analizës hulumtuese të Open Data Albania, kandidat të partive politike te kahut të majtë apo koalicione të drejtuara nga Partia Socialiste kanë fituar përkatësisht: në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2000 50 mandate ose 78% të bashkive në Republikën e Shqipërisë; në zgjedhjet për pushtet lokal 2003 kanë fituar 37 mandate ose 57%; në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2007 26 mandate ose 40%; në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2011 kanë fituar 37 mandate ose 57%.

Sipas hulumtimit të ODA, kandidatë të partive politike të kahut të djathtë apo koalicione të drejtuara nga Partia Demokratike kanë fituar përkatësisht: në zgjedhjet për pushtet lokal 2000 14 mandate ose 21,5%; në zgjedhjet për pushtet lokal 2003 kanë fituar 25 mandate ose 35.5%; në zgjedhjet për pushtet lokal 2007 kanë fituar 36 bashki ose 55%: dhe në zgjedhjet për pushtet lokal 2011 kanë fituar 28 bashki ose 43%.

Nuk janë klasifikuar sipas një kahu politik kandidatët e pavarur ose kandidatët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ kur kjo parti ka kandiduar e vetme pa koalicion me forma të tjera politike.

Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve

Proceset zgjedhore për pushtet lokal 2000 dhe 2011 karakterizohen nga dy element të veçantë. Në vitin 2000 Partia Demokratike dhe aleatët u tërhoqën nga kandidimi në raundin e dytë sipas balotazhit duke e cilësuar të parregullt procesin e vlerësimit të rezultatit për balotazh. Kjo përkon me rezultat prej vetëm 14 kryetar bashkie fitues nga e djathta, mandate te fituara këto që në raundin e parë zgjedhorë.

Në zgjedhjet për pushtet vendor 2011 partitë politike u organizuan në koalicione të miksuara përsa i takon kahut politik. Kështu Lëvizja Socialiste për Integrim, Aleanca Demokratike dhe Partia Agrare Ambientaliste u renditën në Koalicionin Aleanca për Qytetarin AQ ndërsa në zgjedhjet për pushtet lokal të mëparshme kishin kandiduar si parti të majta. I njëjti fenomen u shënua në Koalicionin tjetër atë Aleanca për të Ardhmen AA ku u rreshtua edhe Partia Demokristiane e vendosur më parë në zgjedhjet për pushtet lokal në koalicion me të djathtët.

Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve

Lista elektronike si vijon pasqyron të gjithë kryetarët e bashkive të zgjedhur në katër proceset e fundit zgjedhore duke dhënë edhe informacionin e duhur për kahun politik të subjektit zgjedhor që i kandidon.

Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Aranita Brahaj