Open Data Albania ka përditësuar të dhëna lidhur me çmimin e naftës për konsumatorin me pakicë në vendin tonë dhe në botë për 2014. Në periudhën 1998 – 2014, në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës është rritur mesatarisht me vetëm 0.1 dollar amerikan për litër çdo dy vjet.

Në vendin tonë nafta vlerësohej me 0.43 dollar amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth katër herë më pak se në vitin 2014 ku çmimi i naftës shënon 1.71 dollar amerikan për litër.


Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA

Grupi Vende të Europës dhe Azisë Qendrore, grup ku bën pjesë edhe vendi ynë, në vitin 2014 e tregton naftën me çmim mesatar 1.6 dollar amerikan për litër, duke rezultuar dhe si grupi gjeografik me çmimin më të lartë të këtij hidrokarburi. Ndërkohë vendi ynë ka reflektuar një çmim edhe më të lartë se mesatarja e zonës për shitje me pakicë gjatë vitit 2014. Vlera e tregtimit për Shqipërinë shënon 1.71 dollarë për litër.

Grupi gjeografik me çmimin më të ulët të naftës është ai i Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore ku nafta në vitin 2014 ka një çmim prej 0.66 dollar amerikan për litër. Ky  çmim gati 2.5 herë më i ulët vjen si pasojë e rezervave të naftës që gjenden në këto zona, duke e bërë këtë vend prodhues të këtij hidrokarburi.

Trendi i rritjes se çmimit te naftës ne bote sipas 2-vjecarëve 1998-2014

Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA


Në vitin 2014 situata në Shqipëri dhe në disa nga vendet e rajonit lidhur me çmimin e naftës paraqitet sipas grafikut:

Cmimi i naftes ne Shqiperi dhe ne vendet e tjera te Europes ne vitin 2014


Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA

Cmimi i naftes ne Shqiperi dhe vendet e Rajonit ne vitin 2014


Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA



Ndryshimi i çmimit te naftës ne Shqipëri dhe ne vendet e tjera Europiane sipas 2-vjecareve 1998-2014

Vlera ne dollar amerikan/litër

Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA

Në dy vitet e fundit çmimi i naftës në Republikën e Shqipërisë është ulur me vetëm 0.08 dollar amerikan për litër, ndërkohë që në vendet e tjera veç Rumanisë dhe Sllovenisë ndryshimi është më i theksuar. Kjo rënie e vogël vjen si pasojë e rritjes së taksave që rëndojnë mbi tregtimin e hidrokarbureve me pakicë.

 Nëse çmimi ka pësuar ulje në vlerësim sipas dollarit amerikan, ky çmim në dy vite ka shënuar rritje në vlerësimin sipas monedhës vendase. Duke ju kthyer analizës në monedhën tonë kombëtare shohim që vitin 2014 nafta është tregtuar me 3.6 lekë/litër më shumë se në vitin 2012.

Shqipëria renditet në listën e vendeve me çmimin më të lartë në Europë për naftën me pakicë, duke qëndruar në listë fare pranë vendeve evropiane me nivel të lartë jetese.

Kontribuoi: Griselda Rruci