Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Shoqëritë Aksionare SHA që operojnë në vend sipas shpërndarjes në rrethe. Hulumtimi vlerëson numrin e shoqërive dhe vlerën e kapitalit aksionar. Treguesit kanë burim të dhëna të ekstrakteve historike të SHA-ve sipas depozitimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, qershor 2014. Adresa e Selisë së subjektit është një e dhënë e domosdoshme për regjistrimin e një shoqërie aksionere. Shpërndarja në rrethe është hulumtuar mbi bazën e vendndodhjes së selisë së deklaruar.

Sipas hulumtimit në të 36 rrethet e vendit ka SHA të regjistruara dhe me aktivitet. Përqendrimi më i lartë në numër dhe në kapital i Shoqërive Aksionare është në rrethin e Tiranës ku funksionojnë 626 shoqëri aksionare  apo 49.2% e totalit. Rrethe kufitare si Durrësi, Korça dhe Vlora kanë gjithashtu një përqendrim të SHA-ve ku Durrësi ka 100 SHA ose  7.9% të totalit;  Korça 75 SHA ose 5.9% të totalit dhe Vlora 53 Sha ose 4.3% të totalit. Fieri është një tjetër rreth me përqendrim të SHA-ve kjo edhe për shkak të një zhvillimi tregtar dhe industrial me 73 ndërmarrje ose 5.7% të totalit të SHA-ve në vend. Ndërsa rrethet me numrin pothuaj te papërfillshëm te SHA-ve janë: Hasi, Tropoja dhe Malësia e Madhe  (me nga 0.1% secila) si dhe Dibra, Tepelena, Kolonja e Gramshi (me nga 0.2% secila) te totalit.


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA   

Ndarja e Nr. te SHA-ve sipas Rretheve dhe Sektorëve te Ekonomisë, qershor 2014


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA  

Përqendrimin me te madh te kapitalit te SHA-ve me 76.4% të totalit e gjejmë në rrethin e Tiranës. Vlora mbart 5% të totalit të kapitalit aksionar të SHA-ve në rang vendi; Fier 4.2% dhe Durrësi 3.7% të totalit të vlerës së kapitalit aksionar. Pesëmbëdhjetë rrethe të vendit kanë kapital pothuaj te papërfillshëm te SHA-ve me secili më pak se 0.1% te totalit. Rrethet me kapitalin me te vogël janë Devolli dhe Malësia e Madhe.


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA  

Ndarja e Kapitalit të SHA-ve sipas Rretheve dhe Sektorëve të Ekonomisë, qershor 2014



Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA

Katër sektorët kryesor ku veprojnë shoqëritë aksionare si Industria; Shërbimet; Ndërtimi dhe Bujqësia paraqesin një situatë të shtrirjes gjeografike sipas kapitalit aksionar si vijon:

90.2% te kapitalit total te SHA-ve qe operojnë ne sektorin e industrisë janë në rrethet e tre qarqeve Tiranë Vlorë dhe Korçë. Në 14 rrethe nga 36 gjithsej nuk ushtrohet aktivitet nga asnjë SHA për sektorin Industri. Këto rrethe janë kryesisht periferike, si: Malësia e Madhe, Dibra, Hasi, Tropoja, Lezha, Gramshi, Librazhdi, Skrapari, Lushnja, Përmeti, Pogradeci, Kolonja, Saranda, Delvina.


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA

SHA që veprojnë në Sektorin e Bujqësisë shtrihen kryesisht në territoret e rretheve që u përkasin qarqeve Korçë, Tiranë dhe Shkodër. Ndërsa kapitali aksionar i SHA të sektorit Bujqësi është më i përqendruar në Tiranë, Elbasan dhe Dibër ku te tre qarqet se bashku përbejnë rreth 57.8% te kapitalit total te SHA-ve qe operojnë në këtë sektor. Në Lezhe, Kukës, Berat, Fier dhe Gjirokastër nuk funksionon asnjë SHA që vepron për sektorin Bujqësi.


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA

Tirana dhe Durrësi janë dy rrethet ku është vendosur kapitali më i lartë sa i takon Shoqërive Aksionare që veprojnë në sektorin e ndërtimit. Në 25 rrethe të vendit nga 36 që funksionojnë nuk ushtron aktivitet asnjë SHA e sektorit Ndërtim.


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA

Sa i takon sektorit të shërbimeve shpërndarja e 93.7% të kapitalit aksionar është në rrethe të katër qarqeve kryesore të vendit si Tirane, Fieri, Durrës dhe Gjirokastra. Malësia e Madhe; Devolli, Kukësi dhe Dibra qëndrojnë në nivele të ulëta të kapitalit të SHA-ve në këtë sektor.


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA

Kontribuoi: Artan Gjergji