Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi bilancin tregtar të Shqipërisë gjatë vitit 2010. Raporti bazohet në të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE) dhe INSTAT.
Bilanci tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit, ndërsa importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga vendet e tjera.

Bilanci Tregtar = Eksporte-Importe

Shqipëria importon kryesisht nga vendet e kontinentit evropian (84% të totalit të importeve). Gjatë 2010, Shqipëria ka importuar kryesisht nga Italia (28% të totalit të importeve), Greqia (13% të totalit të importeve) dhe Gjermania (6% të totalit të importeve). Pas kontinentit evropian, Shqipëria importon edhe nga Azia (12%), Amerika (3%), dhe Afrika (1%). Në kontinentin aziatik, vihet re një rritje e peshës së importeve nga Kina, ku totali i importeve ishte 8.9 miliardë lek, ose 2% e totalit të importeve.

Grafikisht, importi sipas vendeve të origjinës paraqitet sipas grafikut:


Burimi: METE, INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Në kuadrin e importeve, partneri kryesor është kontinenti evropian. Grafikisht, importet kryesore për 2010 me shtetet europiane paraqiten:


Burimi: METE, INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Në kuadrin e eksporteve, përsëri partneri kryesor mbetet kontinenti evropian (91% të totalit të eksporteve). Gjatë 2010, Shqipëria ka eksportuar kryesisht në Itali (51% të eksporteve),  Kosovë (6.2%% të eksporteve) dhe Turqi (6%% të eksporteve).

Grafikisht eksporti sipas shtetit paraqitet si më poshtë:


Burimi: METE, INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Bazuar në të dhënat, rezulton se Italia mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Është e domosdoshme, që Shqipëria të fokusohet dhe specializohet në produktet dhe shërbimet ku ka një avantazh konkurrues krahasuar me vendet e tjera. Rritja e eksporteve, jo vetëm që rrit të ardhurat e një vendi, por jep një zhvillim të madh në gjithë fushat e tjera të ekonomisë.

Shpërndarja e import/eksportit sipas rajoneve (kontinenteve) për 2010 grafikisht paraqitet:


Burimi: METE, INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Tabelat elektronike më poshtë paraqesin të plota të dhënat për import/eksport (në milione dhe %) për Shqipërinë për periudhën 2009-2010.


Burimi: METE, INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: METE, INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA