Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me treguesit mbi ndërmarrjet ekonomike me mbi 50 të punësuar, bazuar në të dhënat e INSTAT. Për vitin 2010, rezulton të veprojnë 843 ndërmarrje me 50 të punësuar e sipër, ato përbejne 0.84% të totalit të ndërmarrjeve prej 100,687.



Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Në Tiranë operojnë 52.9% e ndërmarrjeve me mbi 50 të punësuar, me një vlerë prej 440 ndërmarrje nga totali i 843 ndërmarrjeve të kësaj madhësie. I dyti në këtë listë vjen Durrësi me 11.27% të aktivitetit. Qarqet më problematike për nga numri i këtyre ndërmarrjeve janë Kuksi dhe Dibra ku operojnë përkatësisht 8 dhe 11 ndërmarrje. Qarqet si Shkodra, Fieri, Korca dhe Elbasani kane nivele mesatare të ndërmarrjeve me mbi 50 të punësuar.
 


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat për vitin 2010 tregojnë se sektorët kryesorë ekonomik që kanë numrin më të lartë të ndërmarrjeve me 50 të punësuar e sipër janë sektori i shërbimeve dhe i industrisë, me 310 dhe 283 ndërmarrje përkatësisht. Ndërkohë që sektorët ekonomik si bujqësia e peshkimi dhe hoteleria kanë një numër të vogël të tyre, prej 11 dhe 16 ndërmarrje përkatësisht, nga totali prej 843.


Burimi: INSTAT,
Përpunimi dhe komentet: ODA

Numri i ndermarrjeve sipas aktivitetit ekonomik paraqitet grafikisht:


Burimi: INSTAT,
Përpunimi dhe komentet: ODA

Te dhenat mbi ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar sipas qarqeve paraqiten ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi: INSTAT,
Përpunimi dhe komentet: ODA

Te dhenat mbi ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar aktivitetit ekonomik paraqiten :


Burimi: INSTAT,
Përpunimi dhe komentet: ODA