Vendi ynë ka më pak mjekë për 1000 banorë se çdo vend tjetër i rajonit. Ky ka qenë studimi më i fundit që është bërë nga Open Data Albania. Sipas këtij studimi, ka vetëm 4 infermierë për çdo 1000 banorë. Nga studimi i Open Data Albanias, rezulton se në vendin tonë ka më pak qendra spitalore dhe ambulanca seç kishte në vitet e diktaturës. Bazuar në të dhënat e Open Data Albanias rezulton se edhe numri i shtretërve spitalorë ka ardhur në ulje.

Kështu, sipas këtyre të dhënave, në vendin tonë rezultojnë vetëm 2.92 shtretër spitalorë për 1000 banorë. Krahasuar me vitin 2000 kjo shifër është ulur me 11 për qind. Për këtë arsye vdekshmëria e pacientëve në lindje apo probleme të stinës është e lartë. Edhe ky tregues nëse krahasohet me vendet e rajonit është më i ulët. Sipas ODA, në Maqedoni numri i shtretërve për 1000 banorë është 4.6, në Serbi 5.4 dhe në Greqi 4.8.