Çdo vit Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shteti publikon raporte auditimi për administratën e cila menaxhon para të buxhetit të shtetit. Ky raport përmban të dhëna tepër interesante për sa i takon dëmit ekonomik që administrata shkakton me menaxhim të parregullt e deri korruptiv të fondeve. Këto raporte deri tani janë publikuar sipas modelit të vjetër dhe nuk kanë pasur asnjëherë impakt cilësor tek publiku i thjeshtë.
Dy studente të Fakultetit Ekonomik UT, u prezantuan në Maratonën e Open Data Albania 2011 me një analizë ku jepet një përshkrim i qartë se cili sektor i administratës, cili institucion apo cila bashki shkaktojnë nivelin më të lartë të dëmit.
Albina Ballaxhia dhe Flladina Zilja nëpërmjet kulturës akademike dhe vlerësimit kreativ përcollen informacion dhe konkluzione të duhura mbi këtë grup të dhënash zyrtare.