Kontratat e Internetit Fiks (Fixed Internet Subscriptions) është një indikator që i referohet numrit total të kontratave të nënshkruara me akses interneti fiks. Këtu përfshihen sistemet dial-up dhe broadband. Në të bëjnë pjesë vetëm klientët që e kanë përdorur sistemin brenda një periudhe të caktuar kohore (psh 3 muaj). Ky indikator shërben si bazë për vlerësimin e numrit të përdoruesve të internetit, sidomos kur mungojnë anketimet për llogaritjen e tyre. Grafiku në vijim paraqet të dhënat e këtij indikatori për vendin tonë.


Burimi: Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Sic mund të shikohet, ritmi i rritjes së numrit të klientëve me kontratë nga viti në vit ka qenë i lartë, sidomos deri në vitin 2009. Për pjesën e parë të periudhës, vitet 2001-2003 rritja ka qenë 100% cdo vit, ndërkohë që në 2007-n u shënuan 40.000 kontrata, apo 8 herë më shumë se sa në 2001-shin. Në 2008-n rritja ishte 110% krahasuar me 2007-n, duke qenë viti jo vetëm me rritjen më të lartë, por edhe i fundit që shënon një ecuri kaq të madhe të Kontratave të Internetit Fiks (KIF). Sipas ICT-së, në 2010-n ka pasur 111.717 KIF.

Nëse do të krahasoheshin Kontratat e Internetit Fiks me popullsinë, do të përfitohej informacion shumë interesant.
 


Burimi: Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Kështu numri i Kontratave të Internetit Fiks për 100 banorë në vitin 2001 ka qenë 0.16. Kjo do të thotë se në 10.000 banorë, vetëm 16 prej tyre kishin një kontratë interneti në 2001-n. Në 2003-shin ky indikator shkoi në 0.64, apo 4 herë më i lartë se në 2001-shin, por sërisht ngelej në nivele të ulta. Pas vitit 2009, ky indikator ka kaloi pragun e 3 KIF/100 banorë, pra rreth 3 në 100 banorë kanë një kontratë për shërbimin e internetit.

Duhet theksuar se numri i kontratave të nënshkruara të internetit fiks nuk është i njëjtë me numrin e përdoruesve të internetit. Një firmë, institucion apo familje mund të nënshkruaj një kontratë për sigurimin e internetit, duke u regjistruar si 1 KIF, por ndërkohë, përdorues i internetit nga nënshkrimi i kësaj kontrate mund të jetë më shumë se një person (në vijim të shembullit tonë do ishin gjithë punonjësit e firmës, institucionit apo pjestarët e familjes).

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike si vijon:


Burimi: Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit
Përpunimi dhe komentet: ODA