Lidhja Broadband është një nga mënyrat nëpërmjet të cilave mundësohet përdorimi i internetit. Brenda këtij indikatori përfshihen kontratat e lidhura për sigurimin e internetit nga: një modem, i cili i është bashkangjitur një rrjeti kabllor transmetimi, teknologjisë DSL (Digital Subscriber Line), përdoruesve të tjerë broadband apo abonentëve me linja analoge të dedikuara.

Karakteristikë e këtij sistemi është që klientët paguajnë për një shpejtësi të lartë interneti, përgjithësisht mbi 256 kbit/sekondë. Nga ky indikator janë të përjashtuar klientët që kanë akses në internet nga rrjeti i telefonisë celulare. Ecuria e këtij indikatori në vendin tonë jepet nga grafikun në vijim.


Burimi: Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Bazuar në të dhënat e ITU, shifrat për kontratat broadband në Shqipëri shfaqen për herë të parë në vitin 2005, me 272 kontrata, duke zënë një pjesë shumë të vogël të kontratave totale të internetit fiks në vend. Në vitin 2007, ky indikator shkoi në 10.000 kontrata, apo 25% e kontratave për sigurimin e internetit fiks. Viti 2008 shënoi një kthesë të fuqishme në shpërndarjen e internetit nëpërmjet kësajlidhjeje.

Rreth 6.4 herë më shumë klientë se sa në vitin 2007 po përdornin internetin nëpërmjet lidhjes broadband, gjë që shpjegon edhe rritjen e lartë të përdoruesve të internetit që pas vitit 2008. Në vitet 2009 dhe 2010 ritmi i rritjes ishte më i ulët, përkatësisht  43% dhe 14.7%, por megjithatë vihet re se shërbimi broaband po fitonte gjithmonë e më shumë terren ndaj shërbimit dial-up, duke përbërë në vitin 2010, 94% të kontratave totale të internetit fiks.

Ndërkohë, ecuria e numrit të kontratave broadband të internetit për 100 banorë është si më poshtë:
 


Burimi: Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Me kalimin e viteve, në një kohë që rritet numri i kontratave të internetit nëpërmjet lidhjeve kabllore broadband, është rritur edhe indikatori përkatës i shprehur në raport me popullsinë. Nga 0.01 në vitin 2005, në vitin 2008 ai shkoi në 2.01, që do të thotë se afërsisht 2 banorë në 100 ishin klientë të internetit me shërbimin broadband. Në vitin 2010 ky indikator shënoi 3.29.

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi: Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Shenim:

International Telecommunication Union është agjensia e specializuar e Kombeve të Bashkuara për teknologjitë e informacionit dhe komunikimit