Në një kohëmungese parash në buxhetin e shtetit dhe diskutimesh të stuhishme për privatizime nga Albpetroli te kështjellat mesjetare, morali dhe filozofia e rpivatizimeve shqiptare duket se përkon me një shqetësim më universal, mbi arsyet, nevojat, kostot, përfitimet, por mbi të gjitha, pasojat e mundshme. 
Shqiptarët po përgatiten që në muajt në vijim t’i japin lamtumirën kompanisë së prodhimit të naftës Albpetrol. Qeveria duket se e ka ndarë mendjen të privatizojëkompaninë. Aktualisht, vlera e aseteve është vlerësuar në rreth 450 milionë dollarë, ndërsa fitimi deri në shtator të vitit 2011 llogaritet në nivelin qesharak të rreh 1 milionë dollarëve. Kjo shifër e fundit do të justifikonte normalisht çdo neps për ta shitur. Por ekzistojnë edhe detaje të tjera të një natyre më “dytësore”.
Sipas Sindikatës së Naftëtarëve, Albpetrol punëson aktualisht rreth 2800 persona, ndërsa në vitin 2010 vlerësohet kompania ka arritur të nxjerrë rreth rreth 115 000 tonë naftë.Çështja se ç’pritet të ndodhë me këta punonjës dhe çfarë metode do të përdorë qeveria për t’i kompensuar në një kohë kur shumica e tyre kanë vjetërsi në punë. Këto detaje të fundit kanë një kosto të lartë financiare, për sa i takon kompnesimit, apo dhe duke marrë parasysh faktin se kompania po funksionon më shumë si instrument për të ruajtur vende pune në zonat përkatëse dhe për të zbutur varfërinë. Nëçdo rast ështëçështje subvencionesh.
 
Histori e përzieshme
Sipas të dhënave të Open Data Albania (ODA), viti 2000 ishte i pari që shënoi të ardhura të larta nga privatizimet, me 8.9 miliardë lekë, duke financuar 22% të deficitit buxhetor. Ky vit shënon gjithashtu edhe privatizimin e parë të rëndësishëm në vend, atë të Bankës Kombëtare Tregtare.Gjithashtu ODA jep një panoramë shumë të mirë të ciklit të privatizimeve në vend. Kështu, në vitin 2001, privatizimet u rritën me 43% dhe financuan 30% të deficitit vjetor, ndërkohë që dy vitet pasues patën një mesatare shumë të ulët. 
Viti 2004 shfaqi sërisht të ardhura të larta nga privatizimet, ku spikat privatizimi i ish-Bankës së Kursimeve, e cila mundësoi përballimin e një pjese të deficitit si dhe reduktimin e  borxhit publik. Në vitet 2005 dhe 2006 u rikthye pushimi i procesit, ndërkohë që vetëm në vitin 2007 u realizua privatizimi i shoqërisë Albtelekom. Viti 2008 u pasua me një rënie 58% të të ardhurave të privatizimit me privatizimin e ARMO-s.Viti 2009 shënon pikën më të lartë të të ardhurave nga privatizimet me rreth 25, ndërsa shitja e 76% të aksioneve të OSSH ishte ngjarja kryesore e vitit. 
“Interesant është viti 2010, në të cilin u fol gjatë për privatizimin e godinës së ish-Hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë për shumën 30 milionë euro. Megjithatë, në tabelë fiskale faktike për 2010-n, zëri “Të ardhura nga privatizimet” shfaqet me shumën 411 milionë lekë, apo gati 1/10 e vlerës së këtij privatizimi” vëren ODA. Nëse këto të dhëna merren në kosnideratë në grafik, vërehet se privatizimet arrijnë pikun në periudha zgjedhore, madje në ato më të nxehtat: 2000-2001, 2004-2005, 2007, 2009. Kjo prirje privatizuese mund të nënkuptojë se interesi publik (të paktën) jo gjithmonëështë vendosur në plan të parë.
 
Ç’të bëjmë?
Pyetja lapidare e V. Iliç Lenin erdhi në formën e një eseje jo fort të gjatë, si përgjigje ndaj vëllimeve të shumta të Babës së Proletariatit, Karl Marks. Teoria ishte interesante, por si të zbatohej? Komunistët ose nuk e kuptuan mirë ose thjesht e zbatuan në mënyrën mëmakabre, duke shtetëzuar gjithçka, duke asgjëzuar tërësisht konceptin e privatesdhe duke e dërguar një masë të konsiderueshme të planetit drejt skamjes afrikane. Me rrënimin e sistemit të“Ç’të bëjmë”tëreptilit Lenin dhe gjitarittë egër Stalin, fytyrat që shfaqeshin në valutën amerikane filluan të qarkullonin lirisht nëvendet e Europës Juglindore.
Me ndërrimin e surretërve filluan edhe privatizimet, duke u përshkallëzuar më vonë me ritme të ethshme. Brenda një kohe të shkurtër u privazua shumëçka që vlente. Por asete shtetërore kanë mbijetuar gjetiu ashtu si dhe në Shqipëri. Në këto raste leximi i kujdesshëm i “akademizmës” mund të jetë frytdhënës për të kuptuar, të paktën në rrafshin teorik se çfarë mund të bëhet.
Në esenë e tij “Të shesësh apo jo” (To sell or not), John Quiggin, autor i superhitit “Zombie Economics” thotë se privatizimet nuk janëthelbësisht të mira ose jo. Varet kurdoherë nga konteksti. Një deklaratë e tillë do ta shpallte edhe autorin komunist sipas standardeve aktuale shqiptare. Në Shqipëri privatizimi është thelbësisht i mirë, por jo gjithë bota e mendon kështu.
Sipas Quiggin, për shumicën e shekullit të 20, shtrirja e aktiviteteve ekonomike të qeverive pati një zgjerim të përgjithshëm – rezultat i shtetëzimit dhe çeljes së ndërmarrjeve të reja shtetërore, ku roli i sektorit privat shihej si i parëndësishëm. Kjo prirje u përmbys në fund të shekullit kur në botën anglisht-folëse Britania filloi një valë të egër privatizimesh sipas axhendës së kryeministres margret Theçër. Modeli i preferuar i Theçërit ishin Partneritetet Publike-Private (PPP). PPP-të shkuan përgjithësisht shumë keq, si në nivelin strategjik, ashtu dhe në atë praktik. Një rast zgërdhirës ishte shitja e 50% të aksioneve të British Telecom për 3.7 miliardë paund kur fitimet e kompanisë para taksave ishin 2.5 miliardë paund në vit. Më pas filluan problemet e natyrës praktike. 
Shumë nga PPP-të filluan të keqfunksionojnë, të keqmenaxhohen, të japin rezultate dhe pasoja të paprashikueshme. Disa privatë u dëbuan, ndërsa shteti u detyrua t’u paguante atyre një haraç shumë të shtrenjtë se vlera e privatizimit. Për më tepër, duke qenë se qeveria britanike kishte shitur lirë shumicën e aseteve të shitshme, vështirë se i mbetën asete të tjera që privatizoheshin lehtësisht, kur vlera e këtyre aksioneve u rrit ndjeshëm, në një kohë që privatizimi u bë koncept shumë të tërheqës për të gjitha palët. Kjo ndodhte ne Britani, dhe mundet vetëm të imagjinohet (ose jo) se çfarë ndodh në vende si Shqipëria.
 
Si duhet të funksionojë?
Gjithashtu, Quiggin thotë se pyetja evidente është nëse përfitimet nga shitja e një aseti janëmë të mëdha ose më të vogla. Në thelb Quigginthotë se kjo ështënjëpyetje shumë e drejtpërdrejtë. Një mënyrëështëtëshihet vëllimi i interesit që shpëtohet nëse të ardhurat nga shitja përdoren për të paguar borxhin publik dhe këto të krahasohen me fitimet që do të ishin gjeneruar nga pronësia publike e pandërprerë. Përndryshe, mund të konvertohej një fluks fitimesh të ardhshme në një vlerë aktuale, të zhvlerësuara nënormën e interesit të borxhit publik. Nëse të ardhurat nga shitja tejkalojnëvlerën aktuale të fitimeve të parashikuara, privatizimi ka përmirësuar pozitën fiskale të qeverisë (vlen të konsiderohet në rastin e Albpetrol).
Quiggin thotë se ka dy faktorë qëdo të përcktojnë rezultatin e një ushtrimi të tillë: I pari ka të bëjë me eficiencën operacionale tëfirmës nën pronësi private dhe publike. Përgjithësisht, një firmë që operon në një treg konkurrues (ky nuk ështëfare rasti i Albpetrol)do ia dilte më mirë nën pronësi private. Megjithatë, nëse tregu kërkon rregullim në masë të gjerë– për të rregulluar probleme të monopolit apo të tjera –avantazhet e pronësisë private zvogëlohen, madje dhe mund të zhduken.

E dyta ështëkostoja relative e kapitalit, duke marrë parasysh rrezikun. Përgjithësisht, edhe nëse merret parasysh të pranohet rreziku i falimentit, qeveritë arrijnë tëmarrin hua më lirë se privatët. Ky shkurtim kostosh mundet ose jo të peshojë më shumë se eficienca operacionale. Megjithatë, është disi e rrallë të shihen privatizime që janë subjekt i këtij testi të thjeshtë empirik.

Këtu hyjnë në lojë qëllime dhe aspirata të tjera, me karater kombëtar, integrues, dhe me më shumë rëndësi, ato që lidhen me pasojat në popullsinë e një vendi apo të një komuniteti. Një qasje strategjike më afatgjatë, ndikon thelbësisht në privatizimi e një aseti (ose të paktën duhet të ndikojë). Por, kjoë shtë thjesht teori.
Quiggin thekson se si program politikash, ideja e privatizimit në shkallë të gjerë ka korrur disa suksese të rëndësishme, por ka arritur kufijtë e mundshmë në shumë raste. Shitja e aseteve që gjenerojë tëardhura shumë vështirë se rezulton ndihmëtare në uljen e borxhit neto. Fokusi qendror duhet gjithmonë të vendoset në realizimin e një ekuilibri ndërmjet sektorit publik dhe privat. Dhe ky i fundit është një mësim universal.