Tkurrja e popullsisë në dy dekadat e fundit ka dhënë rezultate të ndjeshme edhe tek numri i nxënësve që regjistrohen vit pas viti për të ndjekur arsimin nëntëvjeçarë. Open Data Albania ku hulumtuar mbi numrin e nxënësve që regjistrohen çdo vit për të vijuar arsimin nëntëvjeçarë si pjesë e detyrueshme e sistemit arsimor.

 

Të dhënat përmbajnë informacion të detajuar për numrin e nxënësve sipas gjinisë femra dhe meshkuj si dhe totalin e secilit vit. Konkretisht në vitin shkollorë 1991 – 2010 në total kemi 540.133 nxënës. Njëzet vite më pas në vitin shkollorë 2009 – 2010 numri total i nxënësve që ndjekin arsimin nëntëvjeçar është 439.995.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Nga hulumtimi vëmë re se numri i nxënësve meshkuj është më i lartë se nxënëse femra, çka informon mbi një disproporcion të ndarjes gjinore të popullsisë. Kjo diferencë meshkuj dhe femra gjithmonë në favor numerik të meshkujve duket se është konsoliduar në dy dekadat e fundit.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Kështu në vitin shkollorë 2009-2010 kemi përkatësisht 227.753 nxënës meshkuj dhe 212.242 nxënëse femra. Më konkretisht në këtë vit shkollor kemi 15.511 femra më pak se meshkuj të regjistruar për të ndjekur arsimin nëntëvjeçar.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Aranita Brahaj