Numri i vdekjeve për 100 mijë banorë sipas sëmundshmërisë, është një tregues tepër interesant dhe i rëndësishëm. Ky tregues ndihmon për të kuptuar jo vetëm sëmundjet që paraqesin më tepër rrezikshmëri për popullsinë e një vendi, por njëkohësisht edhe problematika që lidhen me hartimin dhe eficensën e politikave shëndetësore.  Për të realizuar këtë hulumtim Open Data Albania është bazuar në të dhëna statistikore të INSTAT dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Kështu në rastin e vendit tonë mund të konsiderojmë shtatëmbëdhjetë grupe sëmundjesh shkaktare, dhe sipas tabelës bëhen të njohura edhe grupet e sëmundjeve nga të cilat kemi gjithnjë edhe më pak raste vdekshmërie. Ndërkohë mbeten problematike për shkak të trendit rritës numri i vdekjeve për njëqindmijë banorë për disa sëmundje si dhe është grupi i Sëmundjeve Tumorale apo grupi i Sëmundjeve të Aparatit të Qarkullimit.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Përkatësisht grupi i Sëmundjeve Tumorale në vitin 1993 për njëqind mijë banorë shënonte vdekshmëri në masën 60.8 raste. Në vitin 2009 ky numër është rritur dhe mund të themi së vdekshmëria për njëqindmijë banorë për sëmundje tumorale në vitin 2009 është 82.2.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Edhe grupi i Sëmundjeve të Aparatit të Qarkullimit që janë probleme të zemrës dhe enëve të gjakut, në këtë hark kohorë 1993-2009 ka shënuar rritje. Në vitin 1993 shënoheshin 200.1 raste vdekjeje për këtë grup sëmundjesh në njëqindmijë banorë, ndërsa në vitin 2009 ky tregues shënon 286.2. Këto tregues për dy grupe sëmundjesh me tregues në rritje të vdekshmërisë dëshmojnë nevojën për politika dhe strategji më të mira të kujdesit shëndetësore.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Interesant është edhe treguesi i vdekshmërisë nga simptoma të papërcaktuara. Ky tregues dëshmon performancë jo të kënaqshme të sistemit shëndetësor në diagnostikim dhe vlerësim të rasteve fatale të vdekshmërive spitalore.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Aranita Brahaj