Vdekjet nga sëmundjet tumorale përbëjnë shtatëmbëdhjetë përqind të rasteve në mjekësinë shqiptare. Në nivelin vdekshmërie për njëqindmijë banorë tumoret kanë shënuar rritje vit pas viti. Rrija në vlerë e këtij treguesi dëshmon politikë shëndetësore të pamjaftueshme për të siguruar diagnostikim dhe shërim.

Përkatësisht grupi i Sëmundjeve Tumorale në vitin 1993 për njëqind mijë banorë shënonte vdekshmëri në masën 60.8 raste. Në vitin 2009 ky numër është rritur dhe mund të themi së vdekshmëria për njëqindmijë banorë nga sëmundje tumorale në vitin 2009 është 82.2.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Tek meshkujt tumoret me rrezikshmëri më të lartë dhe më me probabilitet për vdekshmëri janë në lëkurë, mushkri dhe rrugët urinare. Tek femrat numri më i lartë dhe rrezikshmëria më e madhe është tek kanceri i gjirit, lëkurës dhe sistemit nervor qendror.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Viti me vdekshmërinë më të lartë tumorale për njëqindmijë banorë është vitit 2003 ku shënohen 95.5 vdekje për njëqindmijë banorë. Viti me vlerën më të ulët është viti 1994 me 56.6 vdekje.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Aranita Brahaj