Open Data Albania po hulumton mbi origjinën dhe destinacionin e emitancave në Republikën e Shqipërisë. Remitancat janë flukse hyrëse dhe dalëse pa kundërshpërblim për/nga jashtë vendit. Në rastin e vlerave hyrëse kemi të bëjmë kryesisht me dërgesa të emigrantëve drejt Shqipërisë. Në rastin e flukseve dalëse janë para që shtetas të huaj që kanë punuar në Republikën e Shqipërisë kanë transferuar drejt shteteve ku ata janë rezident të përhershëm.

Të dhënat për hulumtim janë marrë nga databaza e Bankës Botërore. Vendet kryesore nga ku e kanë origjinën dërgesat e emigrantëve shqiptar janë Greqia, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia, Gjermania dhe Kanadaja. Këto gjashtë vende kanë peshën kryesore të remitancave me Shqipërinë duke qenë se përbejnë 98% të totalit. Vendet e tjera përbëjnë një përqindje shumë të ulët, vetëm 2% të totalit, megjithatë është interesante të shohësh vendet e huaja prej nga shtetasit tanë dërgojnë të ardhurat e tyre.

Greqia dhe Italia janë dy vende kryesore ku shtetas shqiptarë kanë emigruar dhe punojnë e jetojnë. Greqia është vendi me vlerat më të larta të remitancave hyrëse. Vlera e dërgesave shënon 310 243 000 Euro (treqind e dhjetë milionë e dyqind e dyzetë e tre mijë Euro) dhe përbën 47% të totalit. Pas Greqisë vlerën më të lartë të dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë e shënon Italia me 248 710 000 Euro dërgesa (dyqind e dyzet e tetë mijë e shtatëqind e dhjetë mijë euro).

Vlera ne milione USD&Euro 2011


Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe analiza: ODA


 


Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe analiza: ODA

Nga ana tjetër ka pasur dhe raste kur shtetas të huaj që kanë punuar në vendin tonë kanë dërguar të ardhurat e tyre në vendet ku ata janë rezident të përhershëm. Këto remitanca dalëse shënojnë 7% të remitancave hyrëse dhe shtetet drejt të cilave janë transferuar janë  Greqia, Maqedonia, Republika Ceke, Izraeli, Italia dhe Rusia.

Vlera ne milione USD&Euro 2011


Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci