Open Data Albania po hulumton lidhur me vizitorë të huaj dhe turistë që kanë vizituar Republikën e Shqipërisë në vitin 2012. Të dhënat bazohen tek informacioni zyrtar i marrë në pikat kufitare të shtetit shqiptar. Sipas këtyre të dhënave në Shqipëri për vitin 2012 kanë hyrë nëpërmjet pikave kufitare gjithsej 3 226 910 vizitorë.

Këta persona ndahen në dy kategori: shtetas të huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe shtetas të huaj që kalojnë transit në territorin e shtetit për të kaluar drejt një shteti fqinj. Vizitorë konsiderohet ai individ  që udhëton drejt një vendi të ndryshëm nga vendi ku ai banon, për një periudhë më të shkurtër se 12 muaj dhe qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në vendin e vizituar nuk është ai i një veprimtarie fitimprurëse.

Po të shikojmë me kujdes numrin e vizitorëve të huaj për vitin 2012 konstatojmë se për pushime kanë hyrë 1 492 898 vizitorë, pra rreth 42% e gjithë të huajve që kanë vizituar vendin gjatë këtij viti. Pjesa tjetër e të huajve kanë hyre ne territorin shqiptar për të vizituar të afërm apo për arsye pune. Këto dy kategori vizitorësh përbëjnë nga 3% secili. Një kategori tjetër që janë dhe më të paktë në numër janë ata të huaj që e vizitojnë Shqipërinë për arsye shëndetësore apo fetare.

Shtetas te huaj qe kane kaluar kufirin shqiptar 2012


Burimi: Instituti i statistikes (INSTAT)       
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Instituti i statistikes (INSTAT)       
Komentet dhe analiza: ODA

Hyrjet e shtetasve të huaj si vizitorë


Burimi: Instituti i statistikes (INSTAT)       
Komentet dhe analiza: ODA  


Burimi: Instituti i statistikes (INSTAT)       
Komentet dhe analiza: ODA  

Ndërkohë numri i vizitorëve të huaj në territorin e shtetit shqiptar vjen në rritje nga viti në vit. Megjithëse nuk kemi të dhëna diskrete mbi të ardhura nga vizitorë të huaj apo turist të huaj në vend trendi i numrit të personave që shkelin kufirin shqiptar si vizitorë ka qenë ndjeshëm rritës në vitet 2006 – 2012.


Burimi: MTKRS   
Komente dhe analiza: ODA

Po të hulumtojmë mbi preferencat dhe mundësitë e udhëtarëve të huaj apo shqiptar për vitin 2012 konstatojmë se mënyra më e përdorur për të udhëtuar është ajo nëpërmjet tokës (rruge automobilistike) dhe mënyra më pak e përdorur është ajo përmes transportit detar. Të huajt që vizitojnë Shqipërinë zgjedhin të hyne ne shqiperi permes tokës në 87% të rasteve, me fluturime ajërore në 8% të rasteve dhe nepemrjet detit vetëm në 5% të rasteve. Për Shqiptarët që udhetojne jashtë territorit te shtetit e tyre kjo përqindje paraqitet ndryshe. Ata zgjedhin të kalojnë kufirin permes tokës në 75% te totalit, nepermjet fluturimeve ajrore në 14% të rasteve dhe me det në vetëm 11% të rasteve.

Mënyra e udhëtimit drejt Shqipërisë (tokë, ajër, det) 2012


Burimi: Instituti i statistikes (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Instituti i statistikes (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Instituti i statistikes (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA

Interesante paraqitet pyetja nëse “Janë më të shumtë në numër shqiptarët që dalin jashtë vendit apo të huajt që vizitojnë Shqipërinë?” Bazuar në të dhënat në hulumtim Open Data Albania konstaton që shqiptarët që kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt vendeve të tjera gjatë tremujorit të tretë janë 1 399 350 persona dhe të huajt që kanë vizituar Shqipërinë në po të njëjtën periudhë janë 1 852 785 vizitorë.

Kjo e dhënë përbën interes duke qenë se ky tremujor përkon dhe me sezonin e pushimeve pra muajt korrik, gusht dhe shtator. Shtetas të huajt që vizitojnë Shqipërinë janë më të shumtë në numër se Shtetas Shqiptarë që largohen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera gjatw sezonit turistik. Për cdo një shqiptar që del jashtë janë 1.324 të huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Kontribuoi: Griselda Rruci