Gjatë vitit 2012 zonat turistike shqiptare si parqet, muzetë dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare (DRKK-të) ashtu si dhe çdo vit tjetër janë vizituar nga turist vendas dhe të huaj. Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me të ardhurat e gjeneruara nga turizmi gjatë këtij viti. Të ardhurat nga vizitorë vendas janë të ardhurat që gjenerohen nga turizmi i vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë me shtetësi shqiptare. Të ardhurat nga vizitorë të huaj gjenerohen nga turizmi i vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë me shtetësi të huaj.


Numri i vizitoreve qe kane vizituar Shqiperine gjate vitit 2012 sipas Parkut, Muzeut apo DRKK perkatese


Burimi:MTKRS   
Komentet dhe analiza: ODA   


Burimi:MTKRS   
Komentet dhe analiza: ODA

Muzeu më i vizituar në Shqipëri rezulton Muzeu Historik Kombëtar me 1 037 589 (një milionë e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind e tetë dhjetë e nëntë) vizitorë vendas dhe 9 668 (nëntë mijë e gjashtë qind e gjashtëdhjetë e tetë) vizitorë të huaj. Nga këto vizita janë gjeneruar 2 778 480 (dy milionë e shtatë qind e shtatë dhjetë e tetë mijë e katër qind e tetë dhjetë) Lekë të ardhura. Ky muze ndodhet në kryeqytetin e Shqipërisë dhe është institucioni muzeor më i madh dhe më i vizituar në vendin tonë.

 

Pas tij numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit 2012 e ka pasur Butrinti me 41 802 vizitorë vendas dhe 38 730 vizitorë të huaj. Të ardhurat nga vizitorët në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Butrintit arritën shifrën e 30 140 650 (tridhjetë milionë e njëqind e dyzetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) Lekë duke tejkaluar dhe të ardhurat e gjeneruara nga Muzeu Historik Kombëtar.

Shifrat tregojnë që Muzeu Historik Kombëtar dhe pse vendi më i preferuar për t’u vizituar si nga vizitorët vendas dhe nga ata të huaj renditet i treti për nga të ardhurat që i sjell vendit tonë. Vendin e dytë e zë Apollonia, një qytet antik në pellgun e Adriatikut, me 2 933 600 Lekë të ardhura.

Jo më pak të rëndësishëm për nga të ardhurat që gjenerojnë paraqiten dhe vendet e tjera shumë të vizituara nga turistët si: Shkodra, Berati, Kalaja e Gjirokastrës, Muzeu Etnografik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, Durrësi etj.

Te ardhurat nga turizmi ne Shqipëri për vitin 2012 sipas Parkut, Muzeut apo DRKK përkatëse


Burimi:MTKRS   
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi:MTKRS   
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi:MTKRS   
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci