Open Data Albania po hulumton lidhur me shtetet europiane që kanë pasur numrin më të madh të personave rezident të shteteve në fjalë, që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2012. Të dhënat në hulumtim bazohen tek informacioni i marrë në databazën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Situata paraqitet në favor të vizitorëve nga Kosova të cilët zënë 48% të vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë.

Gjatë muajve Janar-Dhjetor 2012 një milion e shtatë qind e tetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre (1 708 743) kosovar kanë vizituar Shqipërinë për arsye të ndryshme si: pushime, shëndetësore etj. Pas vizitorëve nga Kosova vendin e dytë për nga numri i vizitorëve drejt vendit tonë e zënë maqedonasit me 399 281 vizitorë, të cilët pasohen nga vizitoret nga Greqia, Mali i Zi, Italia, Anglia dhe Gjermania.



Burimi:MTKRS       
Komentet dhe analiza: ODA

Shtetet e Europes me numrin me te madh te vizitoreve drejt Shqiperise per vitin 2012


Burimi:MTKRS       
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci