Në Shqipëri,  Muzeu Historik Kombëtar ishte më i vizituari përgjatë vitit 2012 me rreth një milion vizitorë vendas dhe mbi 9,000 të huaj. Shifrat bëhet të ditura nga një burim i “Open Data Albania” e cila ka ndërmarrë një studim në lidhje me qendrat kulturore më të vizituara në vend. Po sipas këtij studimi Parku Kombëtar i Butrinti, zë vendin e dytë për nga numri i vizitorëve ( me mbi 80,000), por të parin për nga sasia e të ardhurave që ka gjeneruar.

Open Data bën të ditur se nga vizitat në Butrint janë gjeneruar mbi 30 milionë lekë gjatë vitit 2012.  Në këtë mënyrë ato tejkaluan të ardhurat e gjeneruara nga Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë ( rreth 2.7 milionë lekë).Vendin e dytë për nga të ardhurat e grumbulluara e zë Apollonia, qyteti antik i pellgut të Adriatikut (rreth 2. 9 milionë lekë gjatë 2012-ës).

Jo më pak të rëndësishëm për nga të ardhurat që gjenerojnë paraqiten dhe vendet e tjera shumë të vizituara nga turistët si: Shkodra, Berati, Kalaja e Gjirokastrës, Muzeu Etnografik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, Durrësi etj.