Subjektet zgjedhore kanë detyrim të mbledhin donacione për vlera të tilla vetëm nëpërmjet llogarive bankare të caktuara. Për efekt transparence numri i llogarisë është i publikuar jo më vonë se tre ditë nga fillimi i fushatës. Lista e donatorëve sipas një regjistri të posaçëm, gjithashtu është e detyrueshme për akses të gjerë për publikun. Megjithëse nuk ka afate të përcaktuara në formë kalendarike, Kodi Zgjedhor i jep akses të përforcuar këtij lloj informacioni duke përdorur përcaktimin “kurdoherë publike” (neni 90 Regjistrimi i Fondeve Jopublike).
Open Data Albania po zbardh listën tërësore të donatorëve për vlera më të mëdha se 100 000 lekë në fushatën zgjedhore 2011. Kjo listë ka 34 donatorë nga të cilët 29 janë individë dhe 5 persona juridik si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, shoqëri anonime dhe fondacion.
Lista e donatoreve, me dhurime mbi 100.000 ne zgjedhjet vendore 2011
Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Komentet dhe analiza: ODA
Ndërkohë donatorë në vlerën maksimale sipas limitit të lejuar me ligj janë katër dhe secili përkon me donacione në favor të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Lista e donatoreve në vlerën maksimale lejuar me ligj (1 milion lekë).
Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Komentet dhe analiza: ODA
Kontribuoi: R.E