Open Data Albania ka kryer një hulumtim ne lidhje me subjektet që kanë ofruar shërbime gjatë fushatës dhe nuk janë paguar në kohë për këto shërbime. Hulumtimi jep partinë subjekt në debi, subjektin e palikujduar (pa paguar) dhe vlerën përkatëse sipas shërbimit të ofruar.

Bazuar në të dhëna të raporteve kontabël dhe vlerësimeve të auditëve të pavarur, rezulton se janë dy parti që kanë mbartur fatura të papaguara pas datës së përfundimit të fushatës. Në të dy rastet subjektet të cilat nuk kanë marrë paratë, pagesën për shërbimin e ofruar janë kryesisht kompani mediatike që kanë vënë në shërbim të partive kohë televizive për reklamë politike. Gjithsej për Partinë Socialiste janë shtatë shoqëri tregtare si pjesë e listës me debi të prapambetura.

Ndërsa për LSI janë gjashtë subjekte të pashlyera gjatë kohës zyrtare të fushatës. Në rastin e subjektit LSI, konstatohet se këto detyrime janë shlyer plotësisht brenda vitit elektoral. Ky fakt përcillet edhe në raportin e auditimit për subjektin LSI. Ndërsa Partia Socialiste ka një jetëgjatësi më të madhe të detyrimit duke e mbartur atë deri në vitin elektoral 2013.

Sipas raportit financiar të kësaj partie për vitin 2012, dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  rezulton se Subjekti PS mbart me përshkrimin “detyrim të pashlyer mediave nga fushata e 8 majit 2011”, vlerën 23 157 559 Lekë.

Subjekte të palikujduara financiarisht nga PS në Fushatë Zgjedhore 2011.


Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur për Fondet  e Përfituara dhe të Shpenzuara nga Partia Socialiste  në Fushatën e Zgjedhjeve të Organeve të Qeverisjes Vendore ( 8 maj 2011). http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur LSI. Pasqyra e Fondeve të Përfituara dhe Shpenzimeve të Kryera Gjatë Fushatës 8 prill 2011 – 8 maj 2011.
http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza: ODA

Në rastin konkret kur subjekti i pashlyer është një subjekt tregtar njëkohësisht me veprimtari në fushën e medias, situata e marrëdhënies debi-kredi shkakton një gjendje difektoze sa i takon kritereve në respekt të pavarësisë së medias. Ligjvënësi është kujdesur në mënyrë të veçantë duke parashikuar dhe ndaluar dy momente që pengojnë vartësinë ekonomike subjekt politik – subjekt tregtar me veprimtari në fushën e mediatike. Konkretisht në Kodin Zgjedhor në nenin 89 pika 3/b është ndaluar dhënia e fondeve në favor të subjekteve politike nga persona fizik dhe juridik që ushtrojnë veprimtari mediatike.

Po kështu në Kushtetutë nenin 70, ndalohet edhe mundësia që një ushtrues i veprimtarisë fitimprurëse (edhe në fushën e medias) të jetë kandidat për deputet. Ndërkohë Ligjvënësi nuk ka parashikuar një situatë ndërvepruese me efekte vartësie për mosshlyerje debie në rastin e shpenzimeve të tejkaluara dhe të palikujduara nga partitë kundrejt kompanive mediatike.

Situata bëhet edhe më difektoze kur debitë janë jetëgjata dhe shtrihen në një hark kohorë disavjeçarë. Gjithashtu nuk kemi të dhëna dhe informacion mbi kërkimin e debisë në rrugë gjyqësore.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E