Lëvizja Socialiste për Integrim LSI është një nga partitë parlamentare garuese në Zgjedhjet për Kuvend 2009. Në përfundim të procesit LSI ka paraqitur për auditim pasqyra të plota mbi fonde të përfituara dhe shpenzuara. Fonde elektorale të kësaj partie përbëhen nga fonde publike dhe fonde jopublike.

Sa i përket fushatës së zgjedhjeve të vitit 2009, LSI ka shpenzuar 22 889 831 Lekë. Në total fondet e mbledhura janë 11 400 733 Lekë dhe pasqyra financiare për fushatën zgjedhore 2009 karakterizohet nga tejkalim i shpenzimeve në masën 11 489 098 Lekë ose 50 % e totalit të shpenzimeve, jane te pambuluara nga të fondet e mbledhura.

LSI – Fonde dhe Shpenzime Elektorale, Fushata 2009.


Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur për Pasqyrën e Fondeve të Përfituara dhe Shpenzimeve të Kryera ne fushatën zgjedhore 2009, nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. Periudha 28 maj-28 qershor 2009

http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza: ODA

Struktura e fondeve të përftuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim për Fushatë rezulton tepër dinamike. Kështu LSI në total ka siguruar për fushatën zgjedhore 2009 11 400 733 Lekë. Nga kjo vlerë të ardhura të subjektit nga Fonde Publike, sipas nenit 87 Kodi Zgjedhor janë 4 590 660 Lekë. Ndërkohë LSI ka siguruar 2 137 000 Lekë nëpërmjet donacioneve private. Partia nuk ka aktivizuar fonde të vetat të mëhershme për mbulim të shpenzimeve në fushatë.

Interesante në pasqyrën kontabël të fushatës zgjedhore për LSI është edhe fakti se kjo parti ka përfituar edhe në bazë të klauzolës ligjore parashikuar në nenin 84 pika 6 të Kodit, si kohë e përfituar falas në reklamë politike – shpenzim i zbritshëm për efekt tatimor. Këtë lloj fondi auditi i LSI e ka pasqyruar si zë kontabël të veçantë.

LSI – Fonde Elektorale, Fushata  28 maj – 28 qershor 2009



Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur për Pasqyrën e Fondeve të
Përfituara dhe Shpenzimeve të Kryera ne fushatën zgjedhore 2009, nga
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. Periudha 28 maj-28 qershor 2009

http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza: ODA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka 1 087 000 Lekë ose 50.86 % te donacioneve te saj nga dhurues për vlera më të mëdha se 100 000 lek, për te cilat ka deklaruar edhe listën më të dhënat e donatoreve, sipas nenit 90 te Kodit Zgjedhor. 46.79 % donacione në të mira dhe shërbime ( në natyrë), dhe pjesa e mbetur prej 23.39 % te donacioneve te saj vijne nga dhurues për vlera më të vogla se 100 000 Lekë.

Struktura e Donacioneve LSI, Fushatë Zgjedhore 2009


Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur për Pasqyrën e Fondeve të Përfituara dhe Shpenzimeve të Kryera ne fushatën zgjedhore 2009, nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. Periudha 28 maj-28 qershor 2009

Lista e donatorëve të LSI përmban 5 subjekte ndër ta tre individ, dhe dy Persona Juridik. Nderkohe theksojme se te dy donatoret, persona juridik, kanë bërë kundrejt LSI, dhurime në natyrë.

Lista e Donatorëve LSI – Fushatë 2009


Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur për Pasqyrën e Fondeve të Përfituara dhe Shpenzimeve të Kryera ne fushatën zgjedhore 2009, nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. Periudha 28 maj-28 qershor 2009

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E