Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhdojnë të jenë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimi të ekonomisë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vlerën e investimeve të huaja direkte në Shqipëri sipas shtetit të origjinës, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë.

Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin pronar të më shumë se 10% të kapitalit të një ndërmarrje.

Grafikisht vlera e investimeve të huaja direkte në përqindje sipas shtetit të origjinës në vitin 2010 paraqitet:


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe Analiza: ODA

Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, pjesa më të madhe e IHD-ve vjen nga Greqia (27%), e ndjekur nga Italia (15%), Austria (14%), dhe Turqia (11%).

Gjatë viteve këto pesha kanë qënë të ndryshme, sikurse paraqiten edhe në tabelën e mëposhtme:

Investimet e Huaja Direkte Sipas Origjines (ne %)


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe Analiza: ODA

Krahasuar me vitet e mëparshme, në vitin 2010 vihet re një ulje e peshës së IHD-ve me burim nga Greqia dhe SHBA, ndërkohë që vihet re një rritje e peshës nga shtetet e Austrisë dhe Turqisë.

Investimet e huaja direkte, janë një tregues i rëndësishëm i besimit të investitorëve të huaj në një vend, dhe ato ulen në kushtet e krizave ekonomike dhe politike, dhe rriten në kushtet e përmirësimit të ambjentit ekonomik dhe politik.