Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhdojnë të jenë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimi të ekonomisë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vlerën e investimeve të huaja direkte në Shqipëri sipas sektorëve të ekonomisë, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë.

Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin pronar të më shumë se 10% të kapitalit të një ndërmarrje.

Grafikisht vlera e investimeve të huaja direkte në milionë EUR sipas sektoreve në 2011 paraqitet:



Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe Analiza: ODA

Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, pjesën më të madhe të IHD-ve e thith sektori i industrisë (47%), i ndjekur nga ndërmjetësimi financiar (15%), shpërndarje (15%), energji elektrike dhe gaz (14%) dhe telekomunikim (9%).

Gjatë viteve këto pesha kanë qënë të ndryshme, sikurse paraqiten edhe në tabelën e mëposhtme:

Investimet e Huaja Direkte Sipas Sektoreve (milione EUR)


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe Analiza: ODA

Krahasuar me vitet e mëparshme, në vitin 2011 pesha e IHD-ve në sektorët e ndërtimit dhe agrikulturës është ulur ndjeshëm, ndërsa pesha e sektorëve të industrisë dhe ndërmjetsimit financiar është rritur.

Investimet e huaja direkte, janë një tregues i rëndësishëm i besimit të investitorëve të huaj në një vend, dhe ato ulen në kushtet e krizave ekonomike dhe politike, dhe rriten në kushtet e përmirësimit të ambjentit ekonomik dhe politik.