Open Data Albania po kryen një hulumtim lidhur me paranë dhe ekuivalentet e saj. Ekuivalente tё parasë konsiderohen llogaritë rrjedhëse dhe depozitat me afat maturimi mё tё shkurtër se tre muaj, si dhe ari dhe metalet e tjera të çmuar të mbajtur brenda dhe jashtë vendit. Burimi nga i cili janë marrë informacionet lidhur me paranë dhe ekuivalentet e saj ёshtё Banka e Shqipёrisё.

Open Data Albania gjatë hulumtimit ka vënë re që shteti shqiptar në vitin 2012 ka pasur një vlerë prej 27 284 000 000 lekë të depozitave në bankat e huaja, vlerë kjo më e ulët se ajo e pesë viteve të mëparshme. Këto depozita nuk janë gjë tjetër veçse para që bankat vendase si pasojë e mos gjetjes së një terreni të pёrshtatshёm për t’i investuar në vend i kanë depozituar në bankat jashtë vendit. Në vitin 2007 paratë e depozituara nga shteti shqiptar në vendet e tjera kanë qenë në vlerën e 40 841 000 000 lekë. Shifër e lartë kjo krahasuar me atë të vitit 2012.

Megjithatë konstatohet që vlera më e lartë e depozitave në bankat e huaja është arritur në vitin 2008 dhe paratë e depozituara arrinin vlerën e 58 801 000 000 lekëve. Në vitin 2012 depozitat në bankat e huaja pёrbёheshin 74.7% nga llogari rrjedhëse, 25.3% nga depozita afatshkurtra dhe 0.1% nga kontrata të së ardhmes.

Paraja dhe ekuivalentët e saj 2007-2012

Vlera ne milionë leke

Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Sa i takon arit të depozituar nga shteti shqiptar në banka jashtë vendit, për vitin 2012 kjo sasi pёrbёn vlerën ekuivalente me 12  196 000 000 lek. Ky kuotim në vlerë vjen edhe si rrjedhojë e rritjes së vlerës së monedhës ar në tregje ndёrkombёtare. Në kёtё kategori përfshihet gjendja e arit jomonetar, platinit dhe argjendit të vlerësuara me kursin e këmbimit fiks të Londrës në datën e raportimit.

Interesante ёshtё edhe mënyra se si Banka e Shqipёrisё ka rritur vlerën e likuiditeteve në monedhë të huaj. Konkretisht në vitit 2007 kjo vlerë ishte vetëm 4 milion lekë, për të shënuar vlerën e 1 067 000 000 lekë në vitin pasardhës. Në vitin 2012 likuiditetet në monedhë të huaj kanë shënuar pёrkatёsisht 31 milion lekë.



Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci