Burimi : Kontrolli Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA
Interesant është fakti që edhe vitet 2010 dhe 2011 shfaqen me dëm në sektorin e shfrytëzimit të pasurisë kombëtare të fondit pyjor. Kështu, në vitin 2010 është raportuar një dëm ekonomik 127,346 milionë lekë apo rreth 82% e gjithë dëmit ekonomik të këtij sektori, ardhur kryesisht si pasojë e mosllogaritjes dhe mosarkëtimit të të ardhurave nga shfrytëzimi i 99.4 ha fond pyjor (65,8 milionë lekë), mosllogaritjes dhe mosarkëtimit të gjobave lidhur me dëmtimin e një fondi pyjor prej 6 312 m2, i përdorur për ngritje lokalesh tregtare (45,9 milionë lekë) dhe dëmtimit të fondit pyjor publik (1 810 m2 me vlerë 13 milionë lekë).
Në vitin 2011, dëmi i raportuar në favor të Drejtorisë së Politikave të Pyjeve dhe Kullotave (DPPK) në Ministrinë e Mjedisit shkoi në 342 milionë lekë apo mbi 2.5 herë më i lartë se sa një vit më parë. Në raport me Buxhetin total të Ministrisë së Mjedisit për vitin 2011, ky dëm do të ishte rreth 20% e tij, ndërsa në raport me shumën e financimit për programin “Administrimi i Pyjeve”, vlera do të shkonte në 38.8%. Kjo gjendje raportimi nga KLSH ngre edhe njëherë alarmin mbi mënyrën e përdorimit, shfrytëzimit dhe mbrojtjes së pasurisë kombëtare të pyjeve dhe kullotave, i cili rrezikon përherë e më shumë.
Viti 2012 paraqitet me një rritje gati 90% të dëmit në sektorin e qiradhënies dhe shitjes së pronës publike, duke u renditur sektori i dytë më problematik në shkaktimin e dëmit ekonomik. Pesha më e madhe e dëmit i përket Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, me një vlerë rreth 606,9 milionë lekë në fushën e koncesioneve. Pjesa më e madhe e dëmit, rreth 595 milionë lekë apo 98%, ka ardhur si pasojë e mosushtrimit të penaliteteve për shkelje të kushteve të kontratave koncesionare dhe mosndjekje e procedurave për arkëtimin e dëmit. Ndërkohë, si subjekte me dëm të lartë ekonomik janë raportuar edhe Bashkia Lac, me vlerën 28,1 milionë lekë dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit me 15,3.
Në këto kushte, vlerat e larta të raportuara ndër vite nga KLSH dhe tendenca në rritje e tyre flasin për një shfrytëzim në favor të interesave personale të pronës publike, si nga pushteti lokal, ashtu edhe nga ai qëndror dhe për një administrim joefektiv të saj.
Grafiku në vijim jep peshën që ka zënë ky sektor në dëmin total të raportuar ndër vite, si dhe në raport me Shpenzimet Totale të Buxhetit të Shtetit për secilin vit dhe PBB-në.
Burimi : Kontrolli i Lartë i Shtetit, Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave
Përpunimi dhe komentet: ODA
- Të dhënat mbi dëmin ekonomik për vitet 2008-2012 janë marrë nga Raporti Vjetor i KLSH për secilin vit përkatës.
- Të dhënat për Shpenzimet Totale të Buxhetit të Shtetit janë marrë në Buletinin Fiskal për 4 –mujorin e fundit për secilin vit. Të dhënat e PBB-së i referohen VKM nr. 1, datë 23/1/2013 “Për miratimin e kuadrit makroekonomik dhe fiskal për periudhën 2014-2016”.