Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi dëmin ekonomik të raportuar në vitet 2008-2012 për këtë sektor nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Burimi : Kontrolli Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA
Në ndryshim nga pritshmëritë për një rënie të mëtejshme të dëmit në këtë fushë për shkak të prokurimit elektronik, vitet 2011-2012 rezultuan me tendencë rritëse. Interesante për vitin 2011 është se pjesa më e madhe e dëmit në prokurime është shkaktuar nga njësitë e pushtetit vendor. Rreth 68% ishte dëmi i konstatuar prej tyre kundrejt dëmit total në prokurime, ndër të cilat spikasin Bashkia Tiranë me 30.4 milionë lekë dhe Bashkia Durrës me 22.39 milionë lekë.
Për vitin 2012, dëmi në prokurime arriti në 444,5 milionë lekë, duke shënuar një nivel gati 2-herë më të lartë se në 2011-n dhe për të arritur pikun që prej vitit 2008. Rreth 50% e dëmit apo 225,6 milionë lekë, i përkisnin Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që menjëherë pas saj vjen KESH sh.a., i cili ka shkaktuar një dëm rreth 54,7 milionë lekë apo 12% kundrejt dëmit total.
Dëmi në fushën e prokurimeve, në raport me dëmin total ekonomik si dhe me Shpenzimet Totale të Buxhetit dhe PBB-në për vitet 2008-2012 paraqitet si më poshtë:
Burimi : Kontrolli Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA
- Të dhënat mbi dëmin ekonomik për vitet 2008-2012 janë marrë nga Raporti Vjetor i KLSH për secilin vit përkatës.
- Të dhënat për Shpenzimet Totale të Buxhetit të Shtetit janë marrë në Buletinin Fiskal për 4 –mujorin e fundit për secilin vit.
- Të dhënat e PBB-së i referohen VKM nr. 1, datë 23/1/2013 “Për miratimin e kuadrit makroekonomik dhe fiskal për periudhën 2014-2016”.