Open Data Albania po kryen një hulumtim lidhur me paranë e emetuar, kartëmonedha dhe monedha që përdoren si mjet shkëmbimi në Republikën e Shqipёrisё. Burimi nga i cili janë marrë informacionet lidhur me paranë nё qarkullim ёshtё Banka e Shqipёrisё si autoriteti i vetëm pёrgjegjёs për emetimin dhe qarkullimin e monedhës tonë kombëtare.

Sasia e kartëmonedhave dhe monedhave tё hedhura nё qarkullim nga Banka e Shqipёrisё nё vitin 2007 shënonte vlerën në Lekë 161 162 000 000 (njëqind e gjashtë dhjetë e një miliardë e njëqind e gjashtë dhjetë e dy milion). Kjo vlerë ёshtё rritur në dy vitet në vazhdim për të shënuar në 216 767 600 000 Lekë (dyqind e gjashtёmbёdhjetё miliardë e shtatëqind e gjashtёdhjetё e shtatë milionë e gjashtë qind mijë) në vitin 2009.

Në vitin e fundit të analizuar, 2012-ta Banka e Shqipёrisё deklaron në qarkullim monedha dhe kartëmonedha që pёrbёjnё vlerën në Lekë 200 898 700 000 (dyqind miliardë e tetëqind e nёntёdhjetё e tetë milionë e shtatëqind mijë).


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Duke hulumtuar mbi raportin e vlerës sё kartëmonedhave kundrejt monedhave metalike konstatojmë që për vitin 2012 vlera e kartëmonedhave ёshtё 62.3 herë më e madhe se vlera e monedhave në qarkullim. Ne Republikën e Shqipёrisё janë 11 lloje monedhash që shёrbejnё si mjet pagese, duke filluar nga monedha e bakrit 1 lek duke vijuar me 5 lekëshin, 10 lekëshin, 20 lekëshin, 50 lekëshin dhe së fundmi me 100 lekëshin. Ndërsa për kartëmonedhat prerja më e vogël ёshtё 200 lekёshi, i cili pasohet nga 500 lekёshi, 1000 lekёshi e 2000 lekёshi. Prerja me vlerën më të madhe ёshtё 5000 lekёshi.

Kartëmonedha sipas prerjeve ne qarkullim ne Republikën e Shqipërisë 2012


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Peshën më të madhe të kartëmonedhave në qarkullim e zë 500 lekёshi me 31% te totalit tё sasisë së kartëmonedhave në qarkullim në Republikën e Shqipёrisё për vitin 2012. Sasia më e vogël e monedhave letër në qarkullim ёshtё ajo e prerjeve 2000 dhe 5000 lekëshe, që pёrbёjnё pёrkatёsisht vetëm 3 dhe 2% të totalit. Ndërsa në vlerë emisioni i kartёmonedhёs 1000 lekëshe ёshtё krahasimisht më i lartë se i kartëmonedhave të tjera dhe shënon vlerën e 85 022 000 000 lekëve.


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Monedha sipas prerjeve ne qarkullim ne Republikën e Shqipërisë 2012


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Struktura e monedhave letër dhe atyre metalike të hedhura në qarkullim nga viti në vit ndryshon me vlera të vogla ±2%, ndaj dhe Open Data Albania ёshtё fokusuar tek viti më i fundit. Gjatë vitit 2012 monedha më e përdorur ёshtё 1 lekёshi që zë 51% të gjitha monedhave metalike të përdorura. Interesant paraqitet 2 000 lekёshi, i cili edhe pse ёshtё hedhur nё qarkullim nё vitin 2008 zё 3% tё tё gjithё kartёmonedhave tё hedhura nё qarkullim.