Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi vdekshmërinë mëmësore në Shqipëri . Shkalla e vdekshmërisë mëmësore është numri i grave që vdesin gjatë shtatzënisë dhe lindjes, kundrejt njëqind mijë lindjeve të gjalla. Raporti bazohet në të dhënat e  Organizatës Botërore të Shëndetit dhe Bankës Botërore. Ky indikator përllogaritet në pesëvjeçar, pasi merr në konsideratë numrin e nënave që vdesin për 100 000 lindje, numër që për vende të vogla si Shqipëria do edhe më shumë se tre vite për tu përmbushur.

Për vitet 2008-2012 vdekshmëria mëmësore qëndron në nivelin 27 vdekje për njëqind mijë lindje. Ky indikator ka ardhur në rënie pasi në vitet 1993-1997 shënohet në nivelin  43 vdekje në njëqind mijë lindje.


Burimi: Organizata Botërore e Shëndetit, Banka Botërore
http://data.worldbank.org/indicator/SH.STA.MMRT
Komentet dhe Analiza: ODA

Edhe në krahasim me rajonin Shqipëria ka një tregues tepër negativ. Ajo  radhitet në mënyre alarmante si vendi me vdekshmëri mëmësore më të lartë në rajon. Në vendin tonë në çdo njëqind mijë lindje vdesin tre herë më shumë nëna se sa në Maqedoni , dhe rreth katër herë më shumë nëna se në Mal Të Zi . Në krahasim me Greqinë në Shqipëri vdesin nëntë  herë më shumë nëna në njëqind mijë lindje.


Burimi: Organizata Botërore e Shëndetit, Banka Botërore 

http://data.worldbank.org/indicator/SH.STA.MMRT
Komentet dhe Analiza: ODA

Vdekshmëria mëmësore është një tregues që vlerson sistemin shëndetsor dhe zhvillimin social ekonomik të njëvendi.
Kontribuoi: Eni Didi