Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin total të zgjedhësve në listat e votimit për dy proceset e fundit zgjedhore të vitit 2009 dhe 2011 si dhe për procesin që pritet të ndodhë në 23 qershor 2013. Trendi i  përgjithshëm që është vënë re në lidhje me numrin e qytetarëve në  këto lista votimi, nga viti 2009 në vitin 2013, është rritës.  Në vitin 2009 janë gjithsej në listë 3 084 946 votues, duke vijuar me 3 199 554 zgjedhës në vitin 2011 dhe 3,274,255 të tillë për zgjedhjet e 23 qershor 2013, shifër kjo e gjeneruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


Burimi: Komisioni qendror i zgjedhjeve cec.org.al       
Komentet dhe përpunimi: ODA

Për vitin 2013 qarku që ka numrin më të lartë të zgjedhësve është Tirana me një rritje nga viti 2011 në 2013 prej 4.35%, ndërsa qarku që ka listën më të vogël është Kukësi por me rritjen më të lartë të numrit të zgjedhësve nga të gjithë qarqet prej 5.1%.


Burimi: Komisioni qendror i zgjedhjeve cec.org.al       
Komentet dhe përpunimi: ODA

Nga viti 2011 në vitin 2013 ka pasur edhe qarqe të cilave ju është tkurrur numri i zgjedhësve. Këto qarqe janë Korça me 4.51 % ulje dhe Elbasani me 1.01% ulje.


Burimi: Komisioni qendror i zgjedhjeve cec.org.al       
Komentet dhe përpunimi: ODA

Numri i zgjedhesve ne liste sipas qarqeve, procesi zgjedhor 2009


Burimi: Komisioni qendror i zgjedhjeve cec.org.al       
Komentet dhe përpunimi: ODA

Komente dhe Analiza : Open Data Albania Kontribuoi: Pamela Qafoku